Është e rëndësishme që tashmë ekziston një rol shumë më aktiv i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por Kosova ka pritur më shumë nga takimi i zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, thotë në intervistën me Radion Evropa e Lirë, Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Ajo shpreh mendimin që delegacioni i Kosovës në Uashington ka dështuar në pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me emrin kushtetues të vendit, me njohjen e ndërsjellë me Serbinë, si dhe te çështja e mini-Schengenit. Por, sipas saj, brenga kryesore sot është ajo se çfarë është duke ndodhur me dialogun në Bruksel, për shkak se kryeministri i Kosovës, “ka pranuar që të rihapet tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Osmani ka theksuar se më 21 qershor është përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe se tashmë është duke shqyrtuar idenë e një iniciativë të re politike, si një “angazhim të përkohshëm”.
Sipas saj, ideja e kësaj nisme është angazhimi për “çkapjen e shtetit, demokratizimin e vendit dhe hapjen e rrugës për profesionistët e vërtetë dhe njerëzit me integritet”.
“Brenga themelore sot, mendoj unë, nuk do të duhet të ishte çfarë ka ndodhur në Uashington. Brenga jonë themelore sot është se çfarë është duke ndodhur në Bruksel, sepse informatat që na vijnë çdo ditë nga zyrtarë të Brukselit është që kemi shumë arsye për t’u brengosur.
Për fat të keq, kryeministri aktual është i vetmi zyrtar publik i Kosovës, që ka pranuar deri më sot që të rihapet tema e Asociacionit të komunave (me shumicë) serbe. E dyta, është i vetmi zyrtar publik deri sot që e kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin, të vitit 2015 dhe kishte deklaruar publikisht dje (10 shtator) në Parlamentin Evropian se do ta zbatojë plotësisht Marrëveshjen për Asociacionin të vitit 2015.
Kjo marrëveshje në tërësi ka rënë poshtë nga Gjykata Kushtetuese, është hedhur poshtë, dhe diku prej titullit e deri te pika e fundit – gati secila pjesë e saj është konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën. Tani kryeministri aktual del dhe thotë se ne duhet ta zbatojmë një dokument që është nënshkruar në Bruksel, e që është, sipas vendimit të Gjykatës, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën tonë.
Unë mendoj që ky është sfidimi më i madh sistemit tonë kushtetues që i bëhet nga një kryeministër përgjatë këtyre viteve të fundit, sepse çdo kryeministër nga viti 2015 e tutje, ka thënë se ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rrjedhimisht nuk mund të zbatohet marrëveshja e vitit 2015. Duhet të zgjedhësh në mes të Kushtetutës tënde dhe Marrëveshjes së vitit 2015, ose dokumentit, sepse gjykata e ka konsideruar dokument të ndërmjetmë dhe jo marrëveshje.
Tani kemi një kryeministër që thotë se do ta zbatojë atë në tërësi, dhe pse e di që sipas vetë gjykatës sonë, është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën. Krijon kompetenca ekzekutive për atë Asociacion, që është një lloj hapi, drejt një autonomie territoriale me kompetenca ekzekutive për serbët në veri dhe, i cili është një lloj preludi, një lloj hapi paraprak për ndarje, sepse ne e dimë çfarë po ndodh sot në Republikën Srpska.
Pra, pak a shumë, është modeli i njëjtë që synohet nga ana e Serbisë, të ndërtohet edhe në veri të vendit. Prandaj, tani me aq lehtësi të thuhet se po, do ta zbatojmë, dhe madje do ta vendosim si pjesë të marrëveshjes finale, që do të arrihet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë mendoj që është një prej dështimeve më të mëdha, në mos më i madhi në komplet negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë, që kanë ndodhur nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nga viti 2011 e këndej”, ka thënë Osmani.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![LSDM: Rritja e çmimit të energjisë elektrike është goditje e radhës për qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/LSDM-7-380x233.jpg)
LSDM: Rritja e çmimit të energjisë elektrike është goditje e radhës për qytetarët
![“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/251514131-e1739017538986-380x233.jpg)
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID
![Stavileci i PDK-së: Sonte në sheshin “Zahir Pajaziti” të jehojnë besimi dhe shpresa për një Kosovë ma të mirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Stavileci-380x233.jpg)
Stavileci i PDK-së: Sonte në sheshin “Zahir Pajaziti” të jehojnë besimi dhe shpresa për një Kosovë ma të mirë
![Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476797986_1050156560474552_4662049596669104833_n-2-780x439.jpg)
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
![MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475573590_1050156507141224_3615576832217983322_n-780x439.jpg)
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar
![Diaspora nis votimin nëpër ambasada](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476762088_10162793164279824_5280106582296192096_n-1-780x439.jpg)
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
![Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/Zhduket-nje-vajze-e-mitur-780x439-1-780x439.jpg)
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti