LAJMI I FUNDIT:

Anulohet një fluturim në Kanada, vajza trevjeçare nuk kishte vendosur maskën në aeroplan

Anulohet një fluturim në Kanada, vajza trevjeçare nuk kishte vendosur maskën në aeroplan

Një fluturim pasagjerësh në Kanada u anulua pasi një vajzë tre vjeçare nuk kishte vendosur maskën gjersa policia u thirr për shkak të këtij incidenti.

BBC shkruan se Safwan Choudhry, një pasagjer i cili supozohej se fluturonte me WestJet, tha se insistohej që vajza e tij 19 muajshe të mbante një maskë.

Sidoqoftë, linja ajrore tha se problemi nuk ishte te vajza 19-muajshe, e cila as nuk duhej të vendoste një maskë, por tek vajza tre-vjeçare e Choudryt, transmeton Telegrafi.


Si pasojë, të martën në mëngjes, fluturimi 652 nga Calgary për në Toronto u anulua dhe udhëtarëve u tha që të largoheshin nga aeroplani.

Ai tha se i kërkoi shoqëruesve të fluturimit të ishin të durueshëm derisa vajza e tij e madhe të mbaronte së ngrëni, por ai u tha se ata kishin një “prag zero të tolerancës” dhe nuk do ta mbyllnin derën e aeroplanit para se të vendosnin maskën. Choudry ra dakord për këtë dhe premtoi se do të vinte maskën.

Ai pretendon se punonjësit e WestJet ishin agresivë dhe i thanë se e gjithë familja do të duhej të linte aeroplanin sepse vajza e tij e vogël nuk kishte veshur maskë. Sadwan shtoi se ata i thanë atij se nëse nuk largoheshin nga aeroplani, ata mund të arrestoheshin, të akuzoheshin dhe të përfundonin në burg.

Choudry thotë se ai dhe gruaja e tij përfundimisht ranë dakord të largoheshin nga aeroplani.

Linja ajrore i mohoi akuzat dhe tha se tre-vjeçarja nuk kishte veshur maskë dhe se prindërit e saj nuk pranuan ta bënin atë. Sidoqoftë, Choudry regjistroi një video në celularin e tij duke treguar vajzën e tij të veshur me maskë pasi policia hipi në avion. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori