UNICEF dhe USAID kanë dhuruar donacion pako higjienike, çanta me mjete mbrojtëse për fëmijët e shkollës “Dardania”, në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se përkundër donacionit Komuna e Prishtinës është duke u treguar mjaftë e kujdesshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Sot kemi kënaqësinë të pranojmë një donacion prej UNICEF-it për shkollat e Prishtinës. Siç e dini se në këtë situatë jemi bukur në përgatitje e sipër, natyrisht jemi goxha të kujdesshëm për fillimin e vitit të ri shkollor. Prishtina gati se është një sistem arsimor në vetvete sepse kemi 73 institucione arsimore, prej tyre 50 shkolla fillore, të mesme të ciklit të ulët dhe të lartë, dhe mbi 45 mije nxënës. Prandaj këto përgatitje tona po bëhen me idenë që të mbrohemi sa më mirë nga virusi, por gjithmonë duke qenë të kujdesshëm dhe të gatshëm që t’i mbyllim shkollat nëse do shfaqet nevoja”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka deklaruar se lufta me virusin do të fokusohet në institucionet e veçanta, dhe në rast se shfaqet ndonjë rast me pandemi në një shkollë, komuna do të jetë e gatshme të reagojë sa më shpejtë.
“Për momentin besoj se asnjëherë nuk do të jemi 100% gati për punë sepse nuk e dimë me çka kemi të bëjmë dhe çfarë punë kemi. Nga përvoja jonë me çerdhet na tregojnë se tash lufta me virusin do të jetë në institucionet e veçanta dhe jo në gjithë pastrimin e komunës. Pra do të jemi të kujdesshëm që në momentin që na shfaqet një pandemi në një shkollë, të jemi të gatshëm të reagojmë sa me shpejtë që është e mundur”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala ka thënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ajo ka thënë se donacionin që ka sjellë UNICEF për këtë shkollë do të jetë rezerve, pasi që Komuna e Prishtinës tani ka një kontratë që merret me shpërndarjen e pajisjeve dezinfektuese dhe të gjitha pajisjeve tjera që janë të cekura në udhëzuesin e bërë nga Ministria e Arsimit dhe Instituti Kombëtar i Shëndetet it Publik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit