Zhbllokohet puna e Kuvendit, partitë arrijnë marrëveshje për ndarjen e Komisioneve
Arrihet konsensus për ndarjen e trupave punues në Kuvend. Lëvizja BESA ka hequr dorë nga Komisioni për Çështje Evropiane. Me këtë trup do të udhëheqë BDI-ja ndërsa partia e Bilall Kasamit në këmbim ka marrë Komisionin për Kulturë.
Koalicioni opozitarë ASH-AAA do të udhëheqin Komisionin anketues për liri dhe të drejta dhe Komisionin për punë dhe politikë sociale. Të premten mblidhet Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime ku edhe zyrtarisht do t’i propozohet Kuvendit përbërja e komisioneve. Shumica parlamentare nuk druan nga mungesa numrave të nevojshëm për t’i miratuar.
“I zgjidhim me konsensus dhe për këtë merremi vesh. Kjo zgjati shumë dhe një pjesë e opinionit është revoltuar pse Kuvendi nuk punon dhe kanë të drejtë. Kur merremi vesh me konsensus mes gjithë koordinatorëve të grupeve parlamentare, nuk pres që të kemi problem për t’i miratuar në seancë plenare”, deklaroi Jovan Mitrevski nga LSDM.
Opozita konfirmon mbështetjen për trupat punues, duke mos harruar të konfirmojë qëndrimin e tyre kundër funksionimit të Kuvendit në formën elektronike.
“Në situatë kur shkollat dhe çerdhet hapen, ne të flasim për Parlament në formë elektronike mendoj se nuk është serioze. Në përputhje me Rregulloren dhe Kushtetutën duhet ne si deputet të gjejmë mënyrën për të artikuluar qëndrimet tona sepse qytetarët na kanë votuar për të punuar në Kuvend dhe ta realizojmë nga këtu atë që kemi për qëllim”, tha Nikolla Micevski nga OBRM-PDUKM.
Javën që vjen partitë do t’i propozojnë edhe zyrtarisht koordinatorët e grupeve parlamentare. LSDM do ta propozojë Jovan Mitrevskin, OBRM-PDUKM-ja, Nikolla Micevski, BDI-ja Izet Mexhitin ndërsa koalicioni ASH-AAA do ta propozojë Skender Rexhepin.
Pas formimit të trupave punues, Kuvendin e presin disa ndryshime ligjore si ai për arsim të mesëm dhe fillorë si dhe miratimi i masave të reja ekonomike të cilat i planifikon Qeveria. Ndërkohë nuk ka konsensus as për miratimin e vendimeve të presidentit për gjendjet e jashtëzakonshme që ishin në fuqi më parë. Kuvendi konfirmimin e tyre duhet ta bëj me 2/3 e votave, që nënkupton në konsensus me opozitën. Opozita mësohet se do të kërkojë shqyrtimin e të gjitha vendimeve të Qeverisë të sjella me dekret në forcë të ligjit. Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si pasojë e pandemisë Qeveria kishte sjell mbi 250 vendime për luftë kundër Kovid-19./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime