LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Kësaj strukture të OBRM-PDUKM-së nuk i intereson drejtësia

Mariçiq: Kësaj strukture të OBRM-PDUKM-së nuk i intereson drejtësia

“Kjo strukturë e OBRM-PDUKM-së tregoi në vepër se për drejtësi nuk është e interesuar. Tre vjet Mickoski e zgjati dorën për shumë projekte ligjore për reformë në gjyqësi”, thotë ministri i ri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

“Natyrisht, opozita ka të drejtë të protestojë kur dëshiron dhe ku të dëshiron. Ky është fryt i demokracisë. Por, në çdo demokraci adekuate Qeveria e re merr 100 ditë hapësirë për t’i filluar politikat e veta, ndërsa opozita të konsolidohet pas humbjes në zgjedhje. Megjithatë, për t’i shmangur thirrjet për dorëheqjen e re dhe ta defokusojë diskutimin për përgjegjësinë e tij, lideri i OBRM-PDUKM-së Mickoski del me skenar për protesta me të cilin kërkohet drejtësi”, thotë Mariçiq.


Sipas tij, kjo strukturë e opozitës tregoi në vepër se për drejtësinë nuk është e interesuar.

Për ministrin Mariçiq “akuzat për mafian dhe klanet janë me të vërtetë qesharake kur vijnë nga levat kryesore të shtetit të robëruar me pasojat e të cilëve ende po luftojmë”.