LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Kosova s’ka lumenj për të falur

Osmani: Kosova s’ka lumenj për të falur

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka vizituar Deçanin për të parë nga afër gjendjen e mjedisit.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova ka rezerva të pamjaftueshme ujore dhe se nuk ka lumenj për të falur.

“Unë dua të shoh zhvillim ekonomik në vendim tim, por kurrsesi në dëm të natyrës! Kosova ka rezerva të pamjaftueshme ujore dhe ne përfundimisht nuk kemi lumenj për të falur, prandaj Kuvendi i Kosovës do të jetë gjithnjë me qytetarët në mbrojtje të tyre”, ka shkruar Osmani.


Postimi i plotë:

Në kuadër të Vizitave të Gjelbra, dje ishim në Deçanin e Lumbardhit, Bjeshkës së Belegut e të trashëgimisë tonë jashtëzakonisht të çmueshme natyrore! Nuk është hera e parë që jam në Deçan, por këtë herë si asnjëherë më parë e kuptova nga për së afërmi vuajtjen mjedisore të këtij vendi dhe pasojat pothuajse të parikuperueshme në natyrë që janë shkaktuar nga mos menaxhimi i duhur i përgjegjësve.

Në pikën e njohur si “Zalli i Rupës”, vendi ku ishte premtuar se do të ndërtohej rezervuari i liqenit akumulues, vendi që ishte i bekuar me freskinë e lumit e gjelbër të pashoq, tash dominon thatësira dhe për më tepër, nuk ka shenjë të angazhimit për të përmbushur premtimin e dhënë e për ta rivitalizuar këtë hapësirë. Dëshmi e mjaftueshme për kërkim të llogaridhënies nga akterët përgjegjës, si dhe dëshmi e mjaftueshme që institucionet tona të veprojnë konform përgjegjësisë institucionale, ligjore e kushtetuese!

Gjatë kësaj vizite u konfirmua që zëri i aktivistëve mjedisor nuk guxon kurrsesi të shuhet dhe ne e kemi për obligim ta mbrojmë atë, sepse në mungesë të një përgjegjësie institucionale tash e sa vite, ishte zëri i qytetarëve që arriti të kthej ujin në damarët e Lumbardhit në pjesë që për vite i kishte zaptuar thatësira.

Por ne s’guxojmë të mjaftohemi me kaq, sepse mbrojtja e Lumbardhit të Deçanit si dhe lumenjve të tjerë, është mbrojtje e florës dhe faunës, është mbrojtje e traditës dhe mënyrës së jetesës për komunitetin që jeton pranë lumit dhe gjithë Deçanasit, është përfundimisht mbrojtje e shëndetit të natyrës e rrjedhimisht edhe e shëndetit tonë.

Unë dua të shoh zhvillim ekonomik në vendim tim, por kurrsesi në dëm të natyrës! Kosova ka rezerva të pamjaftueshme ujore dhe ne përfundimisht nuk kemi lumenj për të falur, prandaj Kuvendi i Kosovës do të jetë gjithnjë me qytetarët në mbrojtje të tyre!

Në trend Lajme

Më shumë
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Lajme
Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Lajme
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Kronika e Zezë
Kalo në kategori