LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Marrëveshja në Uashington, forcon sovranitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Hoti: Marrëveshja në Uashington, forcon sovranitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 29 të saj. Para fillimit të kësaj mbledhje, kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar kabinetin qeveritar për vizitën e tij në Uashington dhe Bruksel.

Hoti tha se marrëveshja e arritur në Uashington, e fuqizon sovranitetin e Kosovës në arenë ndërkombëtare, shkruan Telegrafi.

“Më lejoni të ju informoj se ne kemi arritur një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike me Serbinë në prezencën e presidentit Trump. Marrëveshja është hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare mes dy vendeve që duhet të përfundoj me njohje. Janë dy elemente kryesore të kësaj marrëveshje, e para është pjesa ekonomike projektet infrastrukturore të dizajnuara kryesisht nga ministria e infrastrukturës por edhe ministria e ekonomisë që në total shkojnë mbi 1 miliardë dollarë investime që përfshijnë autostradën Prishtinë-Merdarë, hekurudhën Prishtinë-Merdarë, studimin e fizibilitetit të hekurudhës që e lidh Prishtinën me detin Adriatik, mbështetje financiare për ndërmarrje të vogla e të mesme, investime në energjetikë përmes sjelljes së gazit në Prishtinë, termocentrali me gaz, dhe rrjeti shpërndarës i gazit”, ka thënë Hoti.


Hoti ka shtuar se në pjesën politike, kryesorja nga kjo marrëveshje ka qenë arritja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

“22 minuta pas nënshkrimit të marrëveshjes, kam pas telefonatë me kryeministrin e Izraelit ku më është kumtuar njohja”, tha Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori