Zyrtari grek i ministrisë së Emigracionit, Manos Logotetis, ka deklaruar sot se kampi Moria në ishullin Lesbos ku gjatë natës së kaluar ka shpërthyer një zjarr, sipas të gjitha gjasave është shkatërruar plotësisht, kurse kryeministri grek për shkak të situatës së krijuar ka thirrur takim urgjent të shtabit të krizave që pritet të mbahet sot pasdite.
Sipas gjetjeve të para, zjarri ka shpërthyer në disa hapësira të kampit, ku më pas zyrtarët kompetentë kanë tentuar të izolojnë të sëmurët me COVID-19 që gjithashtu ishin të vendosur në kamp, transmeton Telegrafi.
Polici Argiris Sivris, ka deklaruar për një televizion lokal se situata ka dalë nga kontrolli dhe se policia është detyruar të arrestojë afro 200 emigrantë, që më herët ishin urdhëruar të rikthehen nëpër vendlindjet e tyre.
Sipas mediave greke, mijëra emigrantë në mesin e të cilëve fëmijë, gra, të moshuar dhe sëmurë të kapluar nga paniku, janë larguar nga kampi, kurse policia ka bllokuar të gjitha rrugët që qojnë drejt ishullit Mitilen për të parandaluar ardhjen e emigrantëve që janë në panik duke ikur nëpër kodra.
Zjarri ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit dhe për fat të mirë askush nuk është lënduar, kurse për fikjen e tij janë angazhuar 25 zjarrfikës dhe 10 kamionë.
Mediat greke raportojnë se zjarri është shkaktuar me qëllim si shenjë proteste për shkak se i tërë kampi është futur në karantinë, e gjatë fikjes së zjarrit, ekipet e zjarrfikësve kanë hasur në rezistencë të emigrantëve të refuzonin të largoheshin nga zonat e rrezikshme nga zjarri.
Kujtojmë që ky kamp gjatë javës së kaluar është futur në karantinë për shkak të një rasti me COVID-19, kurse nga dje numri i emigrantëve të infektuar ka shkuar në 35. Në kampin Moria janë të vendosur rreth 12.500 emigrantë edhe pse kapacitetet e tij janë katër herë më të vogla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze