LAJMI I FUNDIT:

Varësia nga PUBG, për shkak të ndalimit të kësaj loje, një i ri në Bengali bëri vetëvrasje

Varësia nga PUBG, për shkak të ndalimit të kësaj loje, një i ri në Bengali bëri vetëvrasje

Një i ri pësoi një fund tragjik dhe arsyeja për këtë është ndalimi i lojës së tij të preferuar video.

Ditë më parë shteti i Indisë kishte ndaluar disa aplikacione kineze e në mesin e tyre ishte edhe loja e famshme PUBG, dhe siç duket kjo nuk është pritur mirë nga shumë adhurues të kësaj loje, transmeton Telegrafi.


21-vjeçari nga Bengali, sipas Press Trust të Indisë, u vetëvar sepse nuk mund të luante PUBG Mobile, një lojë video që është ndaluar kohët e fundit në Indi.

Anëtarët e familjes së tij deklaruan se ai shkoi në dhomën e tij, dhe kur nëna e tij shkoi për ta parë, ajo hasi në një derë të mbyllur. Pasi ai nuk u përgjigj, nëna thirri fqinjët, dera u thye dhe ai u gjet i vdekur.

Sipas nënës së tij, i riu ishte jashtëzakonisht i irrituar në ditët e fundit sepse ai është mësuar të luajë PUBG Mobile, dhe policia konfirmoi se kjo ishte arsyeja e vetëvrasjes së tij.

Kujtojmë, qeveria e Indisë ka ndaluar PUBG Mobile, PUBG Mobile Lite dhe 116 aplikacione të tjera, duke përmendur arsye sigurie, raporton Digit.

Gjegjësisht, dyshohet se këto aplikacione mund t’i shërbejnë qeverisë kineze për të spiunuar popullatën e Indisë, kështu që ata u shpallën të padëshirueshëm dhe aksesi u shfuqizua plotësisht. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Kalo në kategori