LAJMI I FUNDIT:

Avokati Gashi: Pas rrjedhjes së dosjeve, Speciales nuk mund t’i besojë askush

Avokati Gashi: Pas rrjedhjes së dosjeve, Speciales nuk mund t’i besojë askush

Avokati Tomë Gashi thotë se dërgimi i paketës nga kushdo qoftë me 4000 dosje në selinë e OVL të UÇK-së është skandal në vete, që vë në dyshim kredibilitetin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dje e bëri publike se nga një person i panjohur me maskë, kapelë, syza dhe mjekër, është lënë para dyerve të zyrave një paketë me rreth 4.000 dosje të Gjykatës Speciale.

E avokati Gashi, përme një postimi në Facebook, thotë se nga këto dokumente vërtetohet bashkëpunimi i Gjykatës Speciale me Prokurorinë e Serbisë për Krime të Luftës.


“Dërgimi i paketës nga kushdo qoftë me 4000 dosje, me rreth 1300 fletë të dokumenteve është skandal në vete, se sa mund t’i besohet Gjykatës Speciale në Hagë. Si është e mundur që të dalin nga Gjykata Speciale dokumente kaq të ndjeshme, të cilat sipas OVL-së përmbajnë edhe emra të dëshmitarëve, të dëshmitarëve të mbrojtur dhe ndoshta edhe të dëshmitarëve anonimë”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i avokatit Gashi:

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dje e bëri publike se nga një person i panjohur me maskë, kapelë, syza dhe mjekër, është lënë para dyerve të zyrave një paketë me rreth 4.000 mijë dosje të Gjykatës Speciale.

Nga këto dokumente vërtetohet bashkëpunim i Gjykatës Speciale me Prokurorinë e Serbisë për Krime të Luftës.

Dërgimi i paketës nga kushdo qoftë me 4000 dosje, me rreth 1300 fletë të dokumenteve është skandal në vete, se sa mund ti besohet Gjykatës Speciale në Hagë.

Si është e mundur që të dalin nga Gjykata Speciale dokumente kaq të ndjeshme, të cilat sipas OVL-së përmbajnë edhe emra të dëshmitarëve, të dëshmitarëve të mbrojtur dhe ndoshta edhe të dëshmitarëve anonim.

Sot nga OVL e UÇK-së jemi njoftuar se këto dokumente me vërtetim janë marrur nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Prokurorët e Hagës e kanë detyrë që ta zbulojnë se si arritën këto dokumente para zyrave të OVL të UÇK-së.

OVL e UÇK-së, sikurse edhe vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk janë nën hetime formale nga Gjykata Speciale!

Sa është i dëmshëm ky veprim i Gjykatës Speciale secili mund ta kuptojë.

Ndoshta me këtë dikush do ta vërtetojë “arsyen” e formimit të Gjykatës Speciale jashtë territorit të Kosovës me arsyetim se në Kosovë nuk mund t’i mbrojnë dëshmitarët.

Me këtë veprim Gjykata Speciale nuk mundi ta mbrojë as vetveten.

Gjykatës Speciale nuk mund t’i besojë askush, pas këtij skandali.

Ndërsa sa i përket bashkëpunimit të Gjykatës Speciale me Serbinë, me Prokurorinë e Serbisë kjo nuk është fare risi, këtë e kemi ditur të gjithë, sepse kështu fatkeqësisht kanë vendosur deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht 2015, kur kanë votuar Gjykatën Speciale kundër ne shqiptarëve në përgjithësi, kundër shqiptarëve të Kosovës në veçanti dhe posaçërisht kundër pjesëtareve të UÇK-së.

Deputetet që e votuan këtë Gjykatë amnistuan krimet serbe deri në gjenocid kundër civile shqiptare në Kosovë.

Sa është serioze një Gjykatë që ” t’i dërgon” dokumentet e pastaj t’i merr.

Disa janë të “sigurt” se këtë e ka organizuar Hashim Thaçi, por kjo nuk është e vërtetë, sepse atij ju pre rruga për në Uashington më 24.06.2020 pa e nënshkruar “marrëveshjen historike” me Serbinë, pasi që ai as që e ka ditur se në ditëlindjen e tij Prokurorët amerikan kishin ngritur aktakuzë kundër tij.

Gjykata Speciale është më tepër e Serbisë se sa e Kosovës!”, ka shkruar Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori