LAJMI I FUNDIT:

BDI me një deputet më pak, Ismail Jahoski do të veprojë i pavarur në Kuvend

BDI me një deputet më pak, Ismail Jahoski do të veprojë i pavarur në Kuvend

BDI do të ketë një deputet më pak në Kuvend, pasi Ismail Jahoski që u zgjodh në njësinë e pestë zgjedhore nga kjo parti, ka vendosur të veprojë si i pavarur.

Siç qëndron në faqen e Kuvendit, Jahoski nuk figuron në listën e deputetëve nga radhët e BDI-së, por në listën e deputetëve të pavarur.

Jahoski në opinion njihet si një nga politikanët më të pasur në Maqedoni.


Ai disa herë ka qenë kryetar i Komunës së Pllasnicës, ndërsa është pronar i një kompanie në vend./Telegrafi/