Ka dhe duhet të gjendet mënyrë që të ndryshohen praktikat dhe të kthehet besimi në gjyqësi te ne dhe të tregohet se në të vërtetë mund të jetë e pavarur, porositi sonte ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi.
“Pikërisht mendimet e qytetarëve se ligji nuk vlen njësoj për të gjithë, janë motivimi ynë më i madh që të ndryshohen praktikat. Konsiderojmë se disa hapa dhe masa kryesore që i kemi parashikuar në Programin e Qeverisë dhe udhëzimet të cilat i marrim nga kryeministri në letrat e mandatit janë rruga e cila mund ta hapë këtë proces”, tha Mariçiqi në Tema në Ditën e TV Sitelit.
Theksoi se kjo nënkupton hapjen e çështjes së pastrimit dhe përcaktimit të origjinës së pasurisë së gjykatësve përmes Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, proces i cili pjesërisht ka filluar, analizë të disa rasteve ku ka gabime të dukshme dhe vonesa të qëllimshme apo, megjithatë, nga neglizhenca dhe pastaj vjetërsia e tyre, por edhe kontroll të rasteve ku ka qëndrim joprofesional apo ndikim të dukshëm.
“Qëllimi ynë nuk është ta zëvendësojmë gjyqësorin apo t’i bashkojmë pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësorin, por konsiderojmë se është detarë e Qeverisë në emër zë qytetarëve të kërkojë një gjyqësor më të përgjegjshëm dhe më efikas”, tha Mariçiqi.
Sipas tij, Prokuroria Speciale Publike (PSP) si institucion e hapi procesin e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të gjyqësorit edhe pse ajo që ndodhi atje, potencoi, i minoi pritjet e qytetarëve dhe për këtë tani, siç tha, edhe Prokuroria dhe Gjyqësia janë të detyruar ta kthejnë besimin te qytetarët.
“Nuk kemi të drejtë dhe nuk mundemi tashmë të negociojmë nëse do të respektohet ligji apo jo. Lufta kryesore në këtë periudhë do të jetë lufta për sundim të së drejtës dhe Qeveria në të do të jetë pa kompromis”, theksoi Mariçiqi.
Ai potencoi se tashmë ka agjendë konkrete për ndryshimin e disa zgjidhjeve ligjore në pjesën e drejtësisë për çfarë, siç tha, është siguruar edhe mbështetje nga Bashkimi Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe