Akuza ndaj Komunës së Tetovës për ndryshim të planit detal urban në të mirë të një afaristi malazez, arsyetohet këshilli

Opozita sërish ka drejtuar akuza ndaj qeverisë dhe komunës së Tetovës lidhur me ndryshimin e planit detal urbanistik që ka të bëj me bllokun 57, apo ish fabrikën Shik Jellakun, ku për dallim prej planit të vjetër tani kthehet në bllok urban për ndërtimin e banesave. Sipas planit të ri, pjesa e mbetur e ish Shik Jellakut, tani i takon firmës “Daka”, të biznesmenit malazez, Miodrag Daka Davidoviq, i cili dëgjohej në përgjimet e publikuara para zgjedhjeve, pikërisht për pjesën e mbetur të Shik Jellakut.
“Disa ditë pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit, në mënyrë kriminale ndryshohet plani detal urbanistik me të cilin mundësohet fitim prej më shumë se 200 milion euro, apo afër 120 mijë metra katrorë për objekt, prej të cilëve diku rreth 60 mijë metra katrorë janë hapësirë tregtare dhe afariste, dhe 20 mijë metra katrorë janë objekte rezidenciale…Këtë biznesmen e kemi dëgjuar gjatë fushatës zgjedhore duke përmendur provizione prej disa qindra mijëra eurosh…”, deklaroi Hristijan Mickovski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Reagimin e opozitës, kryeministri Zaev e ka quajtur shprehje të frustrim për humbjen e zgjedhjeve. Sipas tij ndryshimi i pronësisë për këtë vend është bërë në vitin 2015 në kohën e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së. Zaev tha se është mirë që në Tetovë do të ketë ndërtimet jashtë pjesës qendrore të qytetit.
“Besoj se të gjitha komunat do të vazhdojnë të miratojnë sa më shumë plande detale urbanistike. Këshillat komunat, prefektët dhe Ministria e Transportit janë që të miratojnë mes tjerash edhe plane për zhvillimin e komunave… Edhe një herë e thekson se pronësia dhe gjithçka tjetër lidhur me këtë investitor është bërë gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së”, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.
Nga Këshilli Komunal i Tetovës jo zyrtarisht thonë se plani është miratuar në seancën 31 gushtit me votat e të gjithë këshilltarëve, dhe se e gjithë procedura ka qenë ligjore. Plani më pas është aprovuar edhe nga Ministria e Transportit brenda shtatë ditësh. Procedura lidhur me pronën filloi më 25 dhjetor të vitit 2018 në mbledhje të Qeverisë, dhe mbledhjet e datës 15 janar dhe 7 shkurt, kur vendosi që t`i ofrohet pjesa e mbetur e Shik Jellakut, tanimë pronarit të një pjese të tij, firmës Daka./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe