LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person
Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira një kamionetë dhe një motoçikletë.

“Rreth orës 16:00 në udhëkryqin e rrugëve ‘Xheladin Rekaliu’ dhe ‘Hyzri Talla’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti (kamionetë) dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.


Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/