LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit: Të largohet kufizimi i orarit dhe të lejohet puna brenda restoranteve

Oda e Afarizmit: Të largohet kufizimi i orarit dhe të lejohet puna brenda restoranteve

Gjendja e rëndë e sektorit privat si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe mospërkrahja e mjaftueshme e bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat nga ana e Qeverisë së Kosovës është arsyeja që kërkohet që menjëherë të largohen kufizimet e orarit dhe të lejohet puna e restoranteve brenda, thuhet në kërkesën që Oda e Afarizmit i ka dërguar tek Zyra e Kryeministrit.

Sipas OAK-ut, mos funksionimi i bizneseve po ndikon në ekonominë vendore.

“Ky vendim është marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, mirëpo duke parë lëvizjet e shumta që qytetarët e Kosovës po bëjnë jashtë vendit për të vizituar bregdetin dhe masat e pakta që janë në këto vende, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të lejohet funksionimi normal i bizneseve të gastronomisë dhe ky vendim të anulohet. OAK konsideron që për ndryshim të këtij vendimi duhet të merren masa për kontrollim dhe respektim të rregulloreve për fuksionimin e këtyre bizneseve”, thuhet në reagimin e OAK-ut. /Telegrafi/