Sindikata e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar protesta, në rast se Qeveria e Kosovës brenda një jave nuk ua përmbush kërkesat e tyre.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se deri më tani policëve nuk iu janë paguar 300 euro nga pako emergjente e as orët shtesë.
“Këshilli Drejtues i Sindikatës të Policisë së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me datë 04.09.2020 ka shqyrtuar situatën e krjiuar dhe vazhdimin e paknaqësive të shumta të pjesëtarëve të policisë lidhur me mospërfshirjen në pakon emërgjente (që është e përcaktuar me ligj), ku përfshihen tani mos pagesa prej 300 eurove, mos pagesa e orëve shtesë, mos pagesa e shujtës dhe mos pagesa e ndrrimit të natës sipas ligjit.
Duke e ditur dhe duke u bazuar në kushtet e vështira dhe në rrethanat në të cilat po vazhdon të punon Policia e Republikës së Kosovës në këtë situate pandemie, Sinadikata e Poicisë së Kosovës, fillimisht me datë 21.07.2020 iu është drejtuar me një kërkesë urgjente Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit si dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu me të cilin ka realizuar një takim, me qëllim të realizimit të kërkesave tona sindikale”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas njoftimit thuhet se pasi që Sindikata e PK-së deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigjje zyrtare dhe veprim konkret drejt realizimit të kërkesave, nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme, Sidikata e Policisë përmes takimit të fundit të mbajtur me 04.09.2020 me këshillin drejtues ka marrë vendim që:
1.Ti rikujtojmë Qeverisë së Republikës së Kosovës se deri me datë 15.09.2020 t’i përmbushë kërkesat e cekura më lart të cilat janë shumë simbolike në krahasim me faktin se Policia janë duke punuar 12 orë pa pushime, duke tejkaluar të gjitha normat ligjore për punë, përfshirë punën jashtë orarit dhe pamundësinë e shfrytëzimit të pushimeve të plota.
2.Duke marr parasysh kohën në të cilën po kalojmë në rrethana pandemie, Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë për momentin nuk insiston në këtë afat realizimin e kërkesave jetike siq janë: Sigurimi shëndetësor, Ligji për pensionim, Ligji i pagave etj, por kërkon që ato të realizohen në një kohë dhe rrethana më të përshtatshme nga Qeveria e RKS-së.
“Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë i bënë me dije Qeverisë së Kosovës që në rast se, deri me datë 15.09.2020, nuk i përmbush kërkesat simbolike të potencuara në pjesën e parë të kësaj komunikate, atëherë Këshilli Drejtues i Sindikatës së PK-së me datë 16.09.2020 , do të mblidhet në takim për të caktuar datën dhe modalitetin e veprimeve sindikale përfshirë protestën.
Sindikata e Policisë së Kosovës beson se Qeveria do ta marrë parasyshë kërkesën emergjente dhe të njejtën do ta trajtojë me prioritet drejt realizimit të saj, në mënyrë që të mos ketë nevojë që Këshilli Drejtues i Sindikatës të marrë veprime tjera përfshirë protestën”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova