LAJMI I FUNDIT:

Petrit Selimi i reagon Grenellit, thotë se për vizat i citoi mediet

Petrit Selimi i reagon Grenellit, thotë se për vizat i citoi mediet

Kryeshefi ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, ka reaguar pasi i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell i përgënjeshtroi deklaratat e tij në Twitter.

Selimi ka shkruar në Twitter se në lidhje me publikimet e tij për viza i është referuar Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi dhe televizionit T7.


Ndërsa sa i përket, çështjes së gazit, ai tha se është çështje e cila tashmë është publike.

Grenell i përgjigjet Petrit Selimit: Nuk është e vërtetë që SHBA do të heq vizat për kosovarët
Lexo po ashtu Grenell i përgjigjet Petrit Selimit: Nuk është e vërtetë që SHBA do të heq vizat për kosovarët

“Lidhur me postimet për gaz dhe viza,  SH.B.A. mbështet diversifikimin e energjisë së Kosovës përmes kompaktit potencial të MCC, ky është një informacion publik: https://www.mcc.gov/news-and-events/release/release-121218-mcc-dec-board-meeting, ndërsa për heqjen e vizave për Kosovën, unë citova mediet e Kosovës T7 & Ministrin e Drejtësisë të Kosovës të cilët thanë të njëjtën gjë dje”, ka shkruar Selimi në Twitter.

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ndaj deklaratës së Selimit, i cili ka thënë se ka mundësi që SHBA-të të heqin vizat për kosovarët brenda 45 ditësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori