LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Delegacioni kosovar rrëshqiti në bisedime teknike

Veseli: Delegacioni kosovar rrëshqiti në bisedime teknike

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi se delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë ka kaluar nga bisedimet shtetërore për finalizim të marrëveshjes, në bisedime për copëza të territoreve të cilat janë në menaxhimin e Republikës së Kosovës.

Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për “normalizim ekonomik” në Shtëpinë e Bardhë në Washington, Veseli tha se çdo bisedim duhet të ketë konceptin e një marrëveshjeje e cila është përfundimtare.

“Kosova nuk duhet të lejojë që të kthehet prapa. Çdo bisedim duhet të ketë konceptin e një marrëveshjeje e cila është finale, ku nuk cenohet sovraniteti, Kushtetuta dhe integriteti i Republikës së Kosovës. Është për keqardhje delegacioni i Kosovës në Washington si ka kaluar nga bisedimet shtetërore me Serbinë, në bisedime teknike. Nga bisedimet mes shteteve për finalizim, përkatësisht ulëse në OKB, në bisedime për copëza territore të cilat janë në menaxhimin e Republikës së Kosovës, edhe si resurse kombëtare ekonomike”, ka deklaruar Veseli.


Gjatë zbulimit të pllakave përkujtimore në shtëpitë ku kishin shërbyer gjatë luftës në shtabe të përgjithshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar edhe nëse PDK do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti.

“Ne jemi opozitë”, ka shtuar ai. /KP/Telegrafi/