Shkencëtarët australianë thonë se helmi nga bletët është zbuluar se shkatërron qelizat agresive të kancerit të gjirit në një mjedis laboratorik.
Helmi – dhe një përbërje në të e quajtur ‘melittin’ – u përdorën kundër dy llojeve të kancerit të cilat janë të vështira për t’u trajtuar: tre-negativ dhe i pasuruar me HER2.
Zbulimi është përshkruar si “emocionues”, por shkencëtarët paralajmërojnë se nevojiten prova të mëtejshme. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm që prek gratë në të gjithë botën.
Ndërsa ka mijëra përbërës kimikë që mund të luftojnë qelizat kancerogjene në një mjedis laboratorik, shkencëtarët thonë se ka pak që mund të prodhohen si trajtim për njerëzit.
Helmi i bletës është zbuluar më parë të ketë veti anti-kancerogjene për lloje të tjera të kancerit, të tilla si melanoma. Studimi nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore Harry Perkins në Australinë Perëndimore u botua në Nature Precision Oncology.
Çfarë gjetën studiuesit?
Studimi testoi helmin nga mbi 300 bletë. Ekstraktet e bletës u gjetën të jenë “jashtëzakonisht të fuqishme”, tha Ciara Duffy, një studiuese 25-vjeçare që drejtoi studimin. Një përqendrim i helmit u zbulua se shkatërron qelizat kancerogjene brenda një ore, me dëmtime minimale në qelizat e tjera.
Studiuesit gjithashtu zbuluan se përbërja e melittinit ishte e efektshme në “mbylljen” ose përçarjen e rritjes së qelizave kancerogjene. Ndërsa melittin ndodh natyrshëm në helmin e bletës, ai gjithashtu mund të prodhohet sintetikisht.
Tradicionalisht, kanceri i gjirit i trefishtë-negativ – një nga llojet më agresive, është trajtuar me kirurgji, radioterapi dhe kimioterapi. Ajo përbën 10-15 për qind të kancerit të gjirit.
A mund të përdoret në të ardhmen?
Të mërkurën, shkencëtari kryesor i Australisë Perëndimore e përshkroi kërkimin si “tepër emocionues”. “Në mënyrë domethënëse, ky studim demonstron se si melittin ndërhyn në rrugët sinjalizuese brenda qelizave të kancerit të gjirit për të zvogëluar replikimin e qelizave”, tha Prof Peter Klinken.
“Ai siguron një shembull tjetër të mrekullueshëm se ku përbërësit në natyrë mund të përdoren për të trajtuar sëmundjet njerëzore”.
Por, studiuesit paralajmërojnë se duhet më shumë punë për të parë nëse helmi në të vërtetë mund të funksionojë në shkallë si një ilaç që lufton kancerin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles