LAJMI I FUNDIT:

Viti, një person grabit një veturë dhe aksidentohet me Policinë e Kosovës

Viti, një person grabit një veturë dhe aksidentohet me Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Viti, pasi që i njëjti dyshohet se ka grabitur një veturë.

Në njoftim thuhet se personi i dyshimtë gjatë përpjekjeve për t’i ikur Policisë së Kosovës, ka goditur një automjet të udhëtarëve dhe më pas edhe automjetin zyrtar të Policisë, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte grabitur veturën e viktimës mashkull kosovar, pas informatës një njësi policore i është vënë në ndjekje për ta ndalur të dyshuarin dhe i njëjti gjatë përpjekjeve për t’i ikur ndaljes së tij, ka goditur një automjet të udhëtarëve dhe më pas edhe automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve të vogla të automjeteve, lëndime kanë pësuar drejtuesi i automjetit zyrtar si dhe një pasagjere femër kosovare. Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe më pas janë liruar”, thuhet në njoftim.


Policia bën të ditur se në lidhje me rastin është konfiskuar automjeti i grabitur, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për rastin vjedhje grabitqare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti mes një autobusi dhe kamioni në Carralevë, kompania: Të gjitha pensionistet janë mirë

Aksidenti mes një autobusi dhe kamioni në Carralevë, kompania: Të gjitha pensionistet janë mirë

Lajme
Maqedonia e Veriut radhitet e gjashta për pagën mesatare më të vogël në Evropë

Maqedonia e Veriut radhitet e gjashta për pagën mesatare më të vogël në Evropë

Ekonomi
Thirrje e hapur për trajnim në fushën e gazetarisë, (Mobile Journalism) në Ferizaj

Thirrje e hapur për trajnim në fushën e gazetarisë, (Mobile Journalism) në Ferizaj

Lajme
Vdes në vendin e punës vëllai i ish-ministrit të Kosovës

Vdes në vendin e punës vëllai i ish-ministrit të Kosovës

Kronika e Zezë
Vdes një person në Prishtinë, Policia në vendin e ngjarjes gjeti armë, fishekë e dy telefona

Vdes një person në Prishtinë, Policia në vendin e ngjarjes gjeti armë, fishekë e dy telefona

Kronika e Zezë
Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet

Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet

Lajme
Kalo në kategori