LAJMI I FUNDIT:

Fauci: Ekziston një mënyrë e ligjshme për t’i dhënë fund provave klinike të vaksinave anti COVID-19

Fauci: Ekziston një mënyrë e ligjshme për t’i dhënë fund provave klinike të vaksinave anti COVID-19

Një vaksinë COVID-19 mund të jetë në dispozicion më herët sesa pritej nëse në vazhdim provat klinike japin rezultate jashtëzakonisht pozitive, tha mjeku Anthony Fauci, zyrtari më i lartë i sëmundjes infektive të vendit, raporton CNN-ë.

Megjithëse dy prova klinike të vazhdueshme te 30 mijë vullnetarë pritet të përfundojnë deri në fund të vitit, Fauci tha se një bord i pavarur ka autoritetin për t’i dhënë fund provave nëse rezultatet e ndërmjetme janë jashtëzakonisht pozitive ose negative, transmeton Telegrafi.


“Të dhënat janë aq të mira tani sa mund të thuash se janë të sigurta dhe efektive”, tha Fauci.

Në atë rast, studiuesit do të kishin “një detyrim moral” për t’i përfunduar provat më herët dhe ta bëjnë vaksinën të disponueshme për të gjithë, duke përfshirë edhe ata që u ishin dhënë placebo – dhe të përshpejtonin procesin për vaksinimin e milionave njerëzve.

Paralajmëron Anthony Fauci: Synimi për imunitetin e tufës ndaj COVID-19, do të çonte në numër masiv vdekjesh në SHBA
Lexo po ashtu Paralajmëron Anthony Fauci: Synimi për imunitetin e tufës ndaj COVID-19, do të çonte në numër masiv vdekjesh në SHBA

Komentet e Faucit vijnë në një kohë kur po rriten shqetësimet për një presioni politik nga administrata e Donald Trump, të cilët po mundohen të ndikojnë në rregullatorët federalë dhe shkencëtarët që mbikëqyrin reagimin e vendit ndaj pandemisë së coronavirusit dhe prishin besimin e lëkundur të publikut në vaksinat.

Ekspertë të shquar të vaksinave kanë thënë se presidenti aktual po bën presion për një aprovim të hershëm të një vaksine për ta ndihmuar në rizgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori