LAJMI I FUNDIT:

Mjeshtëria e Gordon Ramsayt për salcë të përsosur bolonjeze: Kjo shtesë ndryshon çdo gjë!

Mjeshtëria e Gordon Ramsayt për salcë të përsosur bolonjeze: Kjo shtesë ndryshon çdo gjë!

Salca bolonjeze me bazë të mishit të bluar dhe salcës nga domatja, e cila ka prejardhjen nga qyteti i Bolonjës, zakonisht shërbehet me makarona

Italianët tradicionalisht e shërbejnë me talatele, ndërkaq tek ne më së shpeshti u shtohet spagetave dhe makaronave. Ramsay beson se salca do të ketë konsistencën më të mirë nëse qepa dhe karota grihen në rende para fërgimit.

Jo vetëm që ashtu i japin teksturë diç më të dendur salcës, por edhe përpunohen termikisht më shpejt, transmeton Telegrafi.


Karotën dhe qepën, të ngrira në rende, si edhe thelbin e shtypur të hudhrës shefi i fërgon në vaj ulliri edhe me pak rigon të thatë disa minuta para se në tigan të shtojë mishin e bluar.

Pasi që mishi të marrë ngjyrë të artë, në tigan shton pure nga domatja dhe verë të kuze, e cila reduktohet gjithnjë derisa të bëhet salcë e dendur.

Atë pastaj e zbërthen me domate të grira të cilave i shton disa pika salce djegës.

Në fund të zierjes së salcës shton disa lugë të vogla qumësht lope.

“Qumështi salcës i jep shije të pasur, por edhe teksturë të lëmuar’, thotë Gordon Ramsay. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Si të dozoni majanë në sasinë e miellit: Kjo është masa e furrtarit

Si të dozoni majanë në sasinë e miellit: Kjo është masa e furrtarit

Nga duart tua
Receta origjinale e gjysheve tona për gurabijet: E lirë, e shpejtë dhe e lehtë

Receta origjinale e gjysheve tona për gurabijet: E lirë, e shpejtë dhe e lehtë

Nga duart tua
Mishi i pulës i marinuar në uthull balsamike (video)

Mishi i pulës i marinuar në uthull balsamike (video)

Pjata kryesore
Revani Vlore

Revani Vlore

Kuzhina
Mish çomlek

Mish çomlek

Kuzhina
Supë frikase me mish pule

Supë frikase me mish pule

Supa
Kalo në kategori