Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi sot se Kosova ka nevojë për menaxhim të mirë e profesional dhe për një qeveri të re kredibile.
Ai gjatë një takimi me ambasadorin e Italisë në Prishtinë Nicola Orlando, ka ritheksuar nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja që sipas tij do të nxirrnin një qeveri legjitime dhe e cila do të ketë besueshmërinë qytetare për të udhëhequr me vendin.
Në takim u fol edhe për bisedimet e paralajmëruara në Uashington mes palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e SHBA-së, situatën politike në vend dhe gjendja me pandeminë COVID-19.
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, z. Nicola Orlando. Në këtë takim miqësor me ambasadorin z. Orlando u fol për situatën politike në vend, rëndimin e mëtejmë të sistemit shëndetësor me përhapjen e virusit Covid-19 që tashmë e ka listuar Kosovën si të parën në botë për nga numri i të vdekurve për një milion banorë, si dhe për mundësitë që parasheh Lëvizja VETËVENDOSJE! për të dalë nga kjo situatë që ka rënduar shoqërinë tonë edhe në aspektin ekonomik”, thuhet në komunikatën e LVV-së.
Kurti thuhet se e njoftoi ambasadorin italian me Qeverisjen Alternative të Lëvizjes, idetë mbi atë se si të dilet nga kriza e shumëfishtë që ka kapluar vendin.
“U diskutua edhe për situatën në rajon e bisedimet e paralajmëruara në Washington DC. Kryetari Kurti tha se vendi ka nevojë për menaxhim të mirë e profesional dhe për një qeveri tjetër me kredibilitet e autoritet. Prandaj ai ritheksoi nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja që do nxjerrnin një qeveri të re, që ka si legjitimitetin ashtu edhe besueshmërinë qytetare për të qeverisur me vendin”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A