LAJMI I FUNDIT:

Tri mënyra natyrale për shërimin e ankthit

Tri mënyra natyrale për shërimin e ankthit

Që kur filloi pandemia COVID-19 në fillim të vitit 2020, miliona persona kanë kërkuar ndihmën e një mjeku për të trajtuar ankthin.

“Ne jemi në mes të një pandemie, por kjo ka shkaktuar edhe një pandemi ankthi, shumica e njerëzve janë të shqetësuar”, pohon Frank Lipman,

Në fakt, sipas aplikacionit të recetave DrFirst’s iPrescribe, numri i recetave për ilaçe kundër ankthit u rrit me më shumë se 30 për qind në javët pas fillimit të pandemisë së coronavirusit. Por, ilaçet kundër ankthit nuk janë pa rreziqe. “Njerëzit bëhen të varur prej tyre dhe ka simptoma tërheqjeje kur ju doni t’i largoni”, paralajmëron nutricionistja klinike Donielle Wilson.


“Ato gjithashtu mund të shkaktojnë lodhje, marrje mendsh, vështirësi në fokusim, probleme me tretjen ose skuqje të lëkurës”. Për fat të mirë, ju mund të provoni disa ilaçe natyrore, pa efekte anësore.

Nëse ankthi shkakton dhimbje fizike

Stresi mund të shkaktojë dhimbje koke, dhimbje shpine, qafe dhe hidhërim të përgjithshëm.

Ilaçi: Një mineral i thjeshtë

“Magnezi qetëson sistemin nervor, duke ulur ankthin”, thotë Carolyn Dean. Është gjithashtu një relaksues i muskujve që është provuar se ul dhimbjen deri në 33 për qind. “Një nga gjërat më të mira në lidhje me magnezin është që ju mund ta aplikoni atë aty ku ndiheni të lënduar”, shton Dr. Wilson.

Nëse ankthin harxhon energjinë tuaj mendore

Edhe kur nuk përqendrohesh në mënyrë aktive në mendime shqetësuese, ato ende po “vrapojnë” në sfond, duke shtuar lodhjen mendore.

Ilaçi: “rhodiola”

“Tradicionalisht, kjo barishte është përdorur për të luftuar lodhjen dhe për të rritur vëmendjen”, shpjegon Daniel Amen. Në studimet e tij për barishten, subjektet raportuan humor dhe energji më të mirë. Në një studim kinez, të rriturit bënë 88 për qind më pak gabime në një provë të përqendrimit kur morën “rhodiola”, 200 miligram çdo ditë i ndihmonte personat të ndjeheshin 59 për qind më të qartë.

Nëse ankthi ju mban zgjuar

Një tru i zënë me mendime të shqetësuara mund ta bëjë gjumin të pamundur – dhe studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, raportojnë se humbja e gjumit mund ta përkeqësojë ankthin.

Ilaçi: Ekstrakti i lule së pasionit

“Funksionon duke promovuar aktivitetin e GABA, një neuro transmetues që qetëson qendrën e ankthit të trurit”, shpjegon Dr. Lipman. Dhe sipas një studimi, lulja e pasionit qetëson mendjen dhe ju ndihmonë të flini 72 për qind më thellë. Për të marrë dozën e mbështetur në studim, merrni 250 miligram ekstrakt lule pasioni 20 minuta para gjumit. Nëse nuk flini më qetë pas tre netëve, rriteni dozën tuaj në 500 miligram. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori