Nafta po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa Brenti i Londrës pritet të publikojë fitime për të pestin muaj me radhë, gjatë gushtit.
Stimujt që kanë ofruar qeveritë dhe bankat qendrore për të amortizuar efektet negative të pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja graduale e kërkesës kanë mbështetur çmimet.
Kontratat “futures” të naftës Brent të Londrës për nëntorin, që filluan tregtimin sesionin e sotëm, gjenden në rreth 46 dollarë për fuçi.
Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 43 dollarë për fuçi. Ndërkohë, tregjet e naftës po e lenë pas uraganin Laura, që goditi javën e kaluar Shtetet e Bashkuara, ndërsa kompanitë e energjisë po përpiqen të rikthejnë prodhimin në normalitet në Gjirin e Meksikës.
Edhe dollari i dobët po ofron një mbështetje për çmimet, pavarësisht se kërkesa për naftë po rimëkëmbet ngadalë, si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19 në shumë vende të botës.
Referuar të dhënave të tjera, importet e naftës nga Kina parashikohet të bien gjatë shtatorit, për herë të parë në pesë muajt e fundit. Në anën tjetër, çmimet relativisht të larta të naftës dhe gazit po inkurajojnë prodhuesit amerikanë të shtojnë aktivitetin e prodhimit. /Scan TV/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit