LAJMI I FUNDIT:

​Kurti viziton Panairin e librit në Prizren

​Kurti viziton Panairin e librit në Prizren

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë një vizite sot në Prizren është takuar me kryetarin e kësaj komune Mytaher Haskuka dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Gjatë kësaj vizite, kreu i Vetëvendosjes së bashku me Haskukën kanë vizituar panairin vjetor të librit në këtë komunë.


Kurti me këtë rast falënderoi të gjithë shitësit për kontributin e tyre, derisa foli për rëndësinë e librit në edukim, kulturë dhe shtet-ndërtim.

Gjatë ditës, Kurti mori pjesë edhe në përurimin e Zyrës së Gjendjes Civile në Reçan. Sipas Haskukës, gurthemeli i vitit të kaluar, tanimë është shndërruar në një zyre të re të gjendjes civile që ofron mbi 700 shërbime në ditë për banorët e shtatë fshatrave.

Ndërsa, Kurti ka thënë se hapja e kësaj zyre është në kuadër të zotimit të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren për decentralizimin e shërbimeve në mënyrë që ato të jenë sa më afër qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori