LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj: Ata që abuzojnë me çmime të testimeve për COVID-19, të gjobiten e tu revokohet licenca

Kadrijaj: Ata që abuzojnë me çmime të testimeve për COVID-19, të gjobiten e tu revokohet licenca

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duhet ta caktoj çmimin e testeve për COVID-19, të cilat bëhen në nëpër laboratorë privat.

Kadrijaj përmes një postimi në Facebook, u shpreh se ata që abuzojnë me çmime të këtyre testeve duhet të gjobiten dhe tu revokohet licenca.

“IKSHP ishte i vetmi institucion ku bëheshin testet dhe po ashtu kërkesat e qytetarëve ishin të shumta. Kur u mor vendimi që të licencoheshin laboratoret private për teste, e kemi mirëpritur sepse sado kudo, qytetarët që kishin dyshime, do ta kishin më të lehtë për t’i bërë testet. E kam thënë në një seancë në Parlamentin e Kosovës, se Ministria e Shëndetësisë duhet njëkohësisht t’a caktoj çmimin e testeve. Çmimi duhet të jetë i njëjtë, e jo ta caktojnë pronarët sipas dëshirave. Andaj duhet të aktivizohen të gjitha mekanizmat: MSH, Inspektorati Shëndetësor që ta ndalin këtë abuzim. Ata që abuzojnë me çmime të gjobiten por edhe të ju revokohet licenca. Është periudhë ku duhet të jemi solidar e jo abuzues. Stop keqpërdorimeve”, shkruan Kadrijaj. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori