LAJMI I FUNDIT:

A munden foshnjat të hanë qepë?

A munden foshnjat të hanë qepë?

Shumë ushqime të shijshme fillojnë me pak qepë. Me gjithë gatimet e shijshme që mund të bëni me këtë përbërës klasik, ju mund të jeni veçanërisht të etur për t’i prezantuar qepët personit tuaj të preferuar: foshnjës tuaj.

Për fat të mirë, fillimi i ‘njohjes’ të fëmijës tuaj me qepë është relativisht i thjeshtë.

Më poshtë gjeni disa mënyra për përfshirjen e kësaj perime aromatike në dietën e vogëlushit tuaj.


Mosha e duhur për të futur qepë në ushqimin e foshnjës

Me strukturën e tyre të fortë dhe shijen e fortë, qepët mund të mos jenë një pretendent kryesor për ushqimin e parë të ngurtë të fëmijës suaj – por, sipas akademisë amerikane të pediatrisë, nuk ka ndonjë mënyrë perfekte për të filluar me ushqime të ndryshme.

“Qepët mund t’u jepen në mënyrë të sigurt foshnjave ndërsa fillojnë ngrënien e ushqimeve të forta, duke filluar prej rreth 6 muajsh”, konfirmon dietologia pediatre Grace Shea.

Sipas akademisë, shenjat e gatishmërisë nga foshnja për ushqime të ngurta përfshijnë:

  • Mbajtja e kokës lart

  • Përtypja e menjëhershme e ushqimit

  • Hapja e gojës ndërsa ushqimi afrohet

  • Dyfishimi i peshës së lindjes me rreth 6 kilogram

Nëse fëmija ka këto shenja mund të filloni t’i mësoni shijen e qepëve.

Përfitimet e qepëve për foshnjat

Qepa është një ushqim i shëndetshëm për njerëzit e të gjitha moshave – dhe kjo përfshin foshnjat!

“Qepët janë të mbushura me lëndë ushqyese të dobishme për foshnjat, si fibra dhe probiotikë, të cilët mbështesin tretjen”, thotë Shea. Një qepë e vogël përmban rreth një gram fibra. Kjo mund të mos duket shumë – derisa të mendoni se foshnjat kërkojnë vetëm rreth pesë gram të kësaj lënde ushqyese në ditë, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, qepët janë një burim i rëndësishëm i vitaminës C. Marrja e mjaftueshme e vitaminës C mund të ndihmojë trupin e fëmijës tuaj të krijoj kolagjen, të luftojë radikalet e lira dëmtuese dhe të ruajë imunitetin.

Ne e dimë që foshnja juaj nuk do të hajë një qepë të vogël çdo ditë. Por, përveç përfitimeve të tyre ushqyese, qepët ofrojnë përfitimin e shtimit të aromës në ushqimin e foshnjës pa natrium ose ndonjë gjë artificiale.

Si të përgatisni qepën për fëmijën tuaj

Kur i prezantoni me qepë, filloni duke i përfshirë ato në një pjatë të gatuar, të tilla si një pure me perime të tjera. Ju gjithashtu mund të merrni parasysh qofte, tava ose një omëletë nëse fëmija juaj është mësuar me ushqime të ngurta tashmë.

Nëse vendosni t’i jepni vet qepë fëmijës tuaj, është e rëndësishme t’i shërbeni të gatuara dhe të prera në copa të vogla. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori