LAJMI I FUNDIT:

Pediatri kosovar për rrezikun ndaj COVID-19: Fëmijët me sëmundje kronike nuk duhet të kthehen në shkolla dhe çerdhe

Pediatri kosovar për rrezikun ndaj COVID-19: Fëmijët me sëmundje kronike nuk duhet të kthehen në shkolla dhe çerdhe

Pediatri kosovar, Ismail Lutolli ka dhënë mendimin e tij profesional sa i përket çështjes së hapjes së shkollave në Kosovë.

Lutolli është shprehur se shkollat duhet të hapen duke respektuar kështu rregullat dhe rekomandimet. Por ai ka sugjeruar që fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike nuk duhet të kthehen në çerdhe e shkolla. Kjo pasi që sipas tij, kjo kategori rrezikohen më shumë nga infeksioni Covid 19.

Këto komente, pediatri Lutolli i ka dhënë gjatë një interviste në RTK.


“Ndoshta do të ishte mirë që fëmijët që kanë sëmundje kronike nuk duhet të kthehen në çerdhe dhe shkolla, apo të kthehet në shkollë por nën kujdes shumë rigoroz”, thotë ai.

Tutje ai është shprehur se nuk bën të bllokohet procesi mësimor e as shteti. Thotë se është e padrejtë që të ndalohen çerdhet e shkollat në momentin kur kafentetë janë plot gjithku në Kosovë.

“Kur i she gjithë ata njerëz kafeneve në Prishtinë, është jo e drejtë ti ndalosh shkollat dhe çerdhet. Fëmijët mund të infektohen, e të jenë bartës, por e kalojnë më së lehti”, thotë ai.

Megjithëkëtë, Lutolli është shprehur se nuk është ide e mirë nisja e mësimit online në Kosovë. thotë se kjo metodë është e vështirë për prindërit dhe nxënësit.

“Shkollat duhet të hapen, duke i respektuar rregullat dhe rekomandimet. Nuk mund të bllokohet as procesi mesimor e as shteti. Mësimi online është mënyra më e lehtë, por e vështirë për prindërit dhe nxënësit”, thotë ai.

E fillimi i vitit shkollor në Kosovë është shtyrë për datën 14 Shtator. Vendimin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj, pas takimit me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përfaqësues të sindikatës së arsimit dhe ata të këshillit të prindërve.

“Nuk po e shtyjmë vitin shkollor për shkak se kemi diskutime me njëri-tjetrin por qëllimi është të përgatitemi sa më mirë, që të kujdesemi për shëndetin e fëmijëve tanë, nxënësve, personelit arsimor dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ministri Likaj.

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës miratoi planin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për fillimin e vitit të ri shkollor para-universitar në tri faza, nisur nga 1 Shtatori.

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), kërkoi të enjten, shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor për 10 ditë.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, deklaroi se shkollat nuk i kanë përfunduar përgatitjet për fillimin e mësimit në kohë pandemie.

Kurse, në një komunikatë për media, SBASHK-u kërkoi nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës që t’i pajisin shkollat me dezinfektues dhe të caktojnë persona përgjegjës, por jo mësimdhënës, për matjen e temperaturës së nxënësve.

Gjithashtu u kërkua që shkollat të kenë personel mjekësor kujdestar, së paku ato që kanë më shumë se 500 nxënës, dhe të krijohen mundësi për kryerjen e testit për COVID-19 të personelit arsimor.

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Kronika e Zezë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

Shëndetësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Ahmeti: Shqiptarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe që e fituam me gjak e sakrificë

Ahmeti: Shqiptarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe që e fituam me gjak e sakrificë

Lajme
Kalo në kategori