LAJMI I FUNDIT:

OBSH-ja njofton për një rritje 10 për qind të rasteve me COVID në Evropë

OBSH-ja njofton për një rritje 10 për qind të rasteve me COVID në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se në Evropë ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19 dy javët e fundit. Në 32 nga 55 zonat dhe territoret në rajone, ka pasur një rritje mbi 10 për qind.

Duke folur me gazetarët në një videokonferencë për shtyp nga Kopenhaga, shefi i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, tha se pjesa më e madhe e kësaj rritjeje ka qenë mes të rinjve.

Dr. Kluge tha se megjithëse të rinjtë janë më të shëndetshëm dhe virusi mund të mos jetë aq i rëndë apo kërcënues për jetën e tyre, ndërsa moti bëhet më i ftohtë, ata ka gjasa të rrinë më shumë në ambiente të mbyllura, ku mundësia është më e madhe që të bien në kontakt me të moshuar dhe njerëz të tjerë me shëndet të dobët. Ai tha se kjo mund të shkaktojë një rritje të shtrimeve në spital dhe vdekjesh.


Por, ai la gjithashtu të kuptohet se autoritetet e shëndetësisë dhe zyrtarë të tjerë, janë më të përgatitur se sa ishin në shkurt kur kontinenti ishte në prag të një rritjeje masive të rasteve. “Ne e dimë se çfarë duhet bërë”, tha zoti Kluge.

Ai u bëri thirrje qeverive rajonale që të komunikojnë për rreziqet, të shtojnë testimet dhe gjurmimin e kontakteve dhe që njerëzit të ndjekin masat standarde të shëndetit publik.

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori