LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi flet për hulumtimin e QKUK-së të mbështetur nga Izraeli: Personat e shtrirë në spital kanë krijuar më shumë antitrupa

Krasniqi flet për hulumtimin e QKUK-së të mbështetur nga Izraeli: Personat e shtrirë në spital kanë krijuar më shumë antitrupa

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në SHKSUK, Valbon Krasniqi thotë se shumica dërmuese e personave që kanë pasur coronavirus krijojnë antitrupa.

Krasniqi në RTV Dukagjini ka treguar për një hulumtim që është bërë në Kosovë me pacientë që janë shëruar nga coronavirusi dhe personel shëndetësorë.


“E kemi bërë një hulumtim me rapid teste dhe kemi dashur të shohim krijimin e antitrupave. Hulumtimi është bërë me 60 persona në Klinikën Infektive dhe e kam udhëhequr unë. 20 pacientë kanë qenë të shtrirë në klinikë, 20 të tjerë që kanë qenë të prekur me coronavirus por që kanë pasur formë të lehtë të sëmundjes dhe 20 të tjerë kanë qenë kolegë nga mjekët që kanë punuar me pacientët e infektuar”, tha infektologu, përcjell Telegrafi.

“Rezultatet kanë qenë inkurajuese. Në grupin e parë, atë të pacientëve të shtrirë në QKUK nga 20 pacientë 16 prej tyre kanë krijuar antitrupa qysh ne ditën e dhjetë të sëmundjes, ndërsa pasi janë shëruar rreth 18 prej tyre kanë krijuar antitrupa”.

“Te grupi i dytë, pacientët që nuk kanë qenë në spital ka pasur po ashtu shkallë të madhe të krijimit të antitrupave diku në masën 80%. Ndoshta jo sa ata që kanë qenë në spital. Kjo ka ndodhur ndoshta për shkak të shkallës së sëmundjes. Ndërsa te profesionistët shëndetësorë ka pasur më pak antitrupa”, tregon më tej drejtori i SHSKUK-së.

Krasniqi thotë se ky hulumtim është ndihmuar nga Izraeli dhe sipas tij shumë shpejt ky hulumtim do të publikohet në ndonjë revistë shkencore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori