Të ardhurat nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin janë burimi kryesor i prurjeve financiare të paligjshme në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut thotë raporti më i fundit i Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.
Kjo bashkësi globale ekspertësh thotë se, tek burimet e paligjshme financiare në Maqedoninë e Veriut ndikohen shumë nga pozicioni i vendit në korridorin tranzit të njerëzve dhe mallrave nga Azia për në Evropën perëndimore.
Sipas raportit komponenti kryesor i prurjeve të paligjshme të krimit në Maqedoninë e Veriut është korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin, ndërsa statistikat qeveritare tregojnë se numri i këtyre krimeve po rritet vazhdimisht vit pas viti.
“Me gjithë përpjekjet e shumta anti-korrupsion, ky problem mbetet shumë i përhapur në formën e ryshfeteve për favore e shërbime, që duhet të jetë forma më e lehtë për t’u eliminuar. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një traditë tolerance ndaj korrupsionit dhe pushtetit të dobët të ligjit. Paratë zakonisht dalin nga Maqedonia e Veriut drejt llogarive në parajsa financiare dhe juridiskione sekrete me taksa shumë të ulëta, ku nuk janë të detyruar që të raportojnë mbi identitetin e pronarit të llogarisë bankare”, thuhet në raport.
Bogodorica, Tabanovce dhe aeroporti ndërkombëtar i Shkupit janë pikat e kalimit kufitar ku janë kapur sasitë më të mëdha të valutës së huaj që po hynte në vend ndërsa transfertat e shpejta të parave janë një tjetër kanal për kalimin e fondeve të paligjshme në Maqedoninë e Veriut vijon më tej raporti.
Edhe në Kosovë situata paraqitet e njëjtë pasi komponentit kryesor i të ardhurave të paligjshme është korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin.
Për Kosovën raporti thekson se, ndërtimi i rrugëve është një nga sektorët më të ekspozuar ndaj korrupsionit me kontrata publike.
“Për shembull, janë vërejtur disa raste të shkeljeve të tenderit për ndërtimin e autostradës së Gjilanit, dhe projekteve të tjera”, thuhet në raport.
Në Kosovë mbetet problem dhe trafikimi i drogës dhe qenieve njerëzore duke përfituar nga pozita gjeografike e vendit.
Po për shkak të pozitës gjeografike por edhe nga kufijtë e ekspozuar shtuar dhe zonën e kontestuar në veri, Kosova është bërë qendër e kontrabandës së mallrave të falsifikuara dhe tregtisë së paligjshme, veçanërisht cigareve.
“Mallrat shpesh dalin nga vendi nëpërmjet pikave ‘alternative’ të kalimit të kufirit, zakonisht nëpër male apo zona të tjera me terren të vështirë. Grupet e krimit të organizuar nga Kosova bashkëpunojnë me rrjete më të mëdha kriminale në Ballkanin perëndimor për prodhimin dhe kontrabandën e cigareve, me lidhje që shkojnë deri në Lindjen e Mesme. Kanalet e pastrimit të parave në Kosovë vazhdojnë të bazohen tek paratë kesh”, vë theksin raporti.
Një tjetër sektor me rrezikshmëri të lartë të pastrimit të parave janë dhe lojrat e fatit, pavarësisht se kumari është ndaluar me liq në vitin 2019, një numër i madh ish-kazinosh dhe pikash bastesh janë kthyer në kafene, restorante dhe hotele, ku lojërat e fatit dhe pastrimi i parave vazhdon.
Gjithashtu ashtu si në Shqipëri, paratë pastrohen edhe nëpërmjet ndërtimit dhe sektorit të pasurive të paluajtshme. Sipas raportit një sërë kompanish ndërtimi janë në pronësi të të afërmve apo bashkëpunëtorëve të politikanëve me pozitë të lartë.
“Kompanitë i paguajnë punëtorët e tyre me para në dorë, dhe punonjësit depozitojnë sasi të mëdha parash në llogaritë e tyre bankare. Sidoqoftë, paratë e pista që gjenerohen në Kosovë nuk pastrohen vetëm në sektorin vendas të ndërtimit: grupe kriminale kosovare duket se po investojnë në pasuri të paluajtshme në bregdetin shqiptar”, thuhet në raport.
Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit