LAJMI I FUNDIT:

Me 200 raste ditore me COVID-19, Koreja e Jugut ashpërson masat kundër pandemisë

Me 200 raste ditore me COVID-19, Koreja e Jugut ashpërson masat kundër pandemisë

Koreja e Jugut po forcon masat anti COVID-19 në dhe rreth kryeqytetit shumë të populluar Seul, me kufizime të reja që hyjnë në fuqi nga dita e diele.

Të gjitha restorantet dhe kafenetë do të duhet të mbyllin dyert e tyre në orën 21:00, por kanë të drejtë të ofrojnë shërbimet përmes sistemit “delivery”.

Objektet e brendshme sportive, përfshirë palestrat, urdhërohen të mbyllen gjersa vizitat në shtëpitë e kujdesit do të kufizohen. Të gjitha akademitë pas shkollës gjithashtu do të jenë të mbyllura, raporton BBC.


Një e treta e të gjitha kompanive publike dhe zyrave qeveritare do të punojnë nga shtëpia gjersa kompanitë private po inkurajohen të bëjnë të njëjtën gjë, transmeton Telegrafi.

Masat vijnë pasi zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se vendi është në prag të një shpërthimi mbarëkombëtar.

Për më shumë se 10 ditë, numri i përditshëm i rasteve të reja ka qenë mbi 200. Ky është akoma i ulët në terma globale, por për një vend që kishte më pak se 30 infeksione të reja ditore, po shihet si shkak alarmi.

Ndryshe, shumë predikues të Kishës Presbyterian besojnë se virusi është pjesë e një komploti qeveritar dhe nuk pranojnë të testohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Evropa
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Botë
Kalo në kategori