LAJMI I FUNDIT:

Një vajzë nga Mitrovica iku nga shtëpia për tri ditë pasi babai e ngacmoi seksualisht

Një vajzë nga Mitrovica iku nga shtëpia për tri ditë pasi babai e ngacmoi seksualisht
Foto: Ilustrim

Një vajzë nga Mitrovica është larguar nga shtëpia e saj duke thënë se babai i ka kërkuar marrëdhënie seksuale.

Ajo kishte qëndruar në mal në fshatin Vojtesh për tri ditë me radhë derisa para tri ditësh këtë rast e ka raportuar edhe në polici.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila tregoi se i dyshuari pasi intervistimit është liruar.


“Me datën 24.08.2020 rreth orës 18:00 është raportuar rasti “ ngacmim”. Sipas viktimës që ka raportuar rastin, ajo ka qëndruar jashtë shtëpisë në mal në fshatin ‘Vojtesh’ në Mitrovicë prej datës 21-24.08.2020. Viktima ka raportuar rastin ngacmim ku i dyshuar sipas saj është prindi(babai) i saj. Te njëjtës i është dhënë ndihma mjekësore”, tha ajo.

Pllana shtoi më tej se hetimet rajonale kanë intervistuar viktimën në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe më pas është strehuar në strehimore.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor është intervistuar dhe me udhëzim të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘ngacmim'”, ka thënë Pllana.

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori