LAJMI I FUNDIT:

Franca në alarm, raporton rekord rastesh të reja nga coronavirusi

Franca në alarm, raporton rekord rastesh të reja nga coronavirusi

Franca raportoi të enjten 6,111 raste të reja nga coronavirusi, niveli më i lartë që kur vendi hoqi masat e bllokimit të plotë në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shifrën më të lartë rekorde, vendi e kishte regjistruar më 30 mars, ku konfirmoi 7,578 të prekur brenda një dite.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Francë u rrit në 297 mijë, ndërsa rreth 30 mijë persona kanë ndërruar jetë.


Kryeministri i Francës, Jean Castex, tha se coronavirusi është i përhapur te popullata franceze katër herë më shumë se një muaj më parë.

Castex u shpreh se 21 zona janë ta klasifikuara tashmë si “zona të kuqe” – krahasuar me 19 që kanë qenë një ditë më parë. /Telegrafi/