Filipçe: Nevojitet qasje koordinative për kufijtë, të mundësohet kalim i lirë, por edhe kontroll mbi gjendjen e virusit
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot mori pjesë në video konferencë me temë “Kovid-19 në vendet e Ballkanit Perëndimor, Greqisë dhe Bullgarisë”.
Në konferencë morën pjesë ministrat e shëndetësisë të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, të Greqisë Vasileios Kikiljas, të Republikës Sërpska, Alen Sheraniq, të Kosovës Armend Zemaj, si dhe zëvendësministri i Bosnjë e Hercegovinës, Goran Çerkez, asistenti i ministrit për bashkëpunim internacional dhe integrime evropiane të Institutit për Shëndet Publik të Serbisë, Verica Jovanoviq dhe drejtori i Inspektoratit të Shëndetësisë në Bullgari, Angel Kunçev bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në video konferencën të cilën e inicoi ministri Filipçe, pjesëmarrësit informuan për gjendjen me koronavirusin në vendet e tyre, sfidat me fillimin e vitit shkollor, përgatitjet e sistemit për në vjeshtë dhe procesin për furnizimin e vaksinës.
Në kontekst të temave, ministri Filipçe informoi se për momentin, duke i marrë parasysh treguesit kryesorë për evaulim të epidemisë, gjendja në vendin tonë është e qëndrueshme. Sqaroi për rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe kushtet nën të cilat më 1 tetor do të fillojë viti shkollor tek ne, si dhe për përgatitjet dhe përforcimin e sistemit shëndetësor për periudhën e vjeshtës me 16 spitale të montuara në shtet me kredi nga Banka Botërore. Lidhur me vaksinën, Filipçe tha se si vend jemi të interesuar për furnizimin e vaksinës dhe se përveç që jemi pjesë e Programit Kovaks të OBSH-së, kemi marrë ofertë nga ambasadori polak në vendin tonë të blejmë sasi nga Polonia nga vaksina e Astra Zenikës.
Lidhur me kufijtë dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve në vendet e rajonit, Filipçe theksoi se duhet të ndërmerre qasje koordinuese midis vendeve si do të hapen kufijtë dhe t’u lehtësohet kalimi udhëtarëve, ndërsa në këtë rast të sigurohet kontroll mbi gjendjen me koronavirusin, në të cilën u pajtuan edhe pjesëmarrësit e tjerë në konferencë.
Lidhur me këtë, në video konferencë është dakorduar të përgatitet një dokument fillestar të protokollit të ndërsjellë për kufijtë. Në dokumentin do të punojë grupi i punës i përbërë nga anëtarë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, Greqisë dhe Bullgarisë, ndërsa video konferenca e ardhshme do të mbahet më së voni për dy javë, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga Ministria e Shëndetësisë së Greqisë kumtuan se Kikiljasi i ka uruar kolegët e tij për përpjekjet për përballjen me pandeminë, ka theksuar se pas hapjes së ekonomisë dhe turizmit, rajoni po përballet me sfida të reja, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Paralelisht ministri i Shëndetësisë së Greqisë e ka prezantuar modelin grek për përballje me krizën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve