LAJMI I FUNDIT:

Latinovski: Mickoski nuk ka më legjitimitet që të udhëheq OBRM-PDUKM-në

Latinovski: Mickoski nuk ka më legjitimitet që të udhëheq OBRM-PDUKM-në

Nëse presim që kjo udhëheqje të humbasë edhe zgjedhjet e tjera, OBRM-PDUKM mund të ketë një katastrofë. Partia do të defaktorizohet gjithashtu, dhe ju mund t’i imagjinoni pasojat për Maqedoninë, tha në një intervistë për “Sloboden Peçat” ish-kryetari i Butelit, Petre Latinovski.

Ai është pjesë e iniciativës për të thirrur kongres të jashtëzakonshëm të OBRM-PDUKM-së, pasi koalicioni opozitar “Ripërtritja” humbi zgjedhjet parlamentare me rreth 12 mijë vota më pak se koalicioni “Mundemi”.

“Ne kemi parë sesi qeverisi LSDM për këto tre vjet dhe nuk është e vështirë të supozohet se si do të shkelin pa ndonjë opnent të forët. Udhëheqja e tanishme e OBRM-PDUKM-së, megjithë një seri humbjesh, përkundër faktit se për secilin anëtar është e qartë se diçka nuk është në rregull, me këmbëngulje refuzon të përballet me përgjegjësi.


Realisht, kryetari Mickoski kishte tre vjet për të lënë shenjën e tij në parti dhe shtet, por ai nuk bëri asnjë hap të vetëm që do të mbahet mend. As politikisht dhe as personalisht. Nuk ka kohë për të humbur më. Nevojiten forcë dhe energji e re, është e nevojshme një OBRM-PDUKM e fortë”, thotë Latinovski.

Sidoqoftë, siç thotë ai, iniciativa nuk ka asnjë të preferuar për pasues të Mickoskit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori