LAJMI I FUNDIT:

Për të arritur qetësinë shpirtërore bëni këto tri gjëra!

Për të arritur qetësinë shpirtërore bëni këto tri gjëra!

Kur t’ju pushtojnë mendimet negative, bëni këtë

Tempi i shpejtë i jetës na detyron të punojmë jashtë kufijve tanë të mundshëm, andaj shpesh harrojmë t’i kushtojmë kujdes shëndetit momental, i cili është shumë i rëndësishëm.

Shkaktari i vuajtjeve tona janë mendimet tona. Atë që mendojmë, prandaj duhet t‘u kthehemi mendimeve tona që do të na bëjnë të ndihemi mirë.


Kur ju pushtojnë mendimet negative, gjithmonë kthejuni kësaj teknike, transmeton Telegrafi.

Metoda përbëhet nga tre hapa:

1. Përvetësoni mënyrën e re të të menduarit

Të menduarit negativ është shprehi. Çdo shprehi mund ta ndryshojmë në mënyrë të thjeshtë. Pra, mendimet negative zëvendësoni me mendime pozitive.

Si ta bëni këtë zëvendësim? Kurdo që të shfaqen mendimet negative, si p.sh.: “Unë nuk jam mjaft e mirë. Nuk do t’ia arrij”. Zëvendësojeni me mendime pozitive: “Unë jam mjaft e mirë. Unë do t’ia arrij”.

2. Pyesni veten a është ajo ide e cila ju sillet në kokë afër së vërtetës

Shikoni nga të gjitha anët, analizoni. Kuptoni nga po vjen ajo ide, a ju është e imponuar apo vetë keni ardhur deri te ajo.

Shpesh kritikat e të tjerëve i përvetësojmë dhe ato bëhen mendime të cilat na mundojnë dhe na çojnë deri në gjendje ankthi. Mendoni mirë se a ka në ato mendime fare të vërtetë apo është produkt i frikës suaj.

3. Shikoni gjërat nga perspektiva tjetër

Natyrisht, nga perspektiva pozitive. Fjala vjen, nëse nuk e keni gjetur punën e dëshiruar, për shkak të së cilës aktualisht ndiheni e pasuksesshme dhe e kritikoni veten, ndaluni në një çast dhe mendoni në këtë mënyrë: Mbase ajo punë nuk ka qenë për ju. Mbase nuk do të ishit e lumtur, as e plotësuar në atë vend pune.

E gjitha është çështje e perspektivës. Ashtu si mendojmë të tillë edhe do të jetojmë. Kur t’ju pushtojnë mendimet negative, kaloni nëpër këta tre hapa dhe ju garantojmë që do të ndiheni më mirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori