LAJMI I FUNDIT:

BE: Presim që Kosova të respektojë ligjin dhe Kushtetutën për mandatin e Gjykatës Speciale

BE: Presim që Kosova të respektojë ligjin dhe Kushtetutën për mandatin e Gjykatës Speciale

Bashkimi Evropian pret që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë të jenë të përkushtuara për sundim të ligjit dhe për mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (Gjykata speciale në Hagë), deklaroi Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri.

Massrali për Evropën e Lirë tha se këtu përfshihet respektimi i të gjitha dispozitave në ligj dhe kushtetutë, që në mënyrë të qartë e përcaktojnë mandatin dhe punën e Gjykatës Speciale të Kosovës.

Massrali i ka bërë këto deklarata si përgjigje ndaj pyetjes se si e komenton BE-ja propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me ndryshimin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të Gjykatës Speciale.


Sipas propozimit të Thaçit drejtuar Kuvendit të Kosovës, më 24 gusht, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës të 3 gushtit, 2015, mandati i gjykatës “do zgjasë në periudhën prej 5 vjetësh, përveç nëse lajmërimi për përfundimin e mandatit bëhet më herët, në përputhje me Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.

Paragrafi pasues thekson që në mungesë të njoftimit për përfundim të mandatit, mandati do të vazhdojë deri në njoftimin për përfundim të mandatit, që do të publikohet në përputhje me të njëjtin ligj dhe në konsultim me qeverinë.

Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian thuhet se mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës – gjë që konfirmohet edhe në këtë gjykatë.

Sipas kushtetutës, ndryshimet kushtetuese mund t’i propozojë qeveria, presidenti ose një e katërta e deputetëve të kuvendit, dhe çdo ndryshim kërkon miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve të kuvendit, përfshirë dy të tretat nga radhët e komuniteteve.

Po ashtu, kushtetuta parasheh që ndryshimet mund të miratohen nga kuvendi vetëm pasi të ketë adresuar kryetari i Kuvendit të Kosovës amendamentin e propozuar në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar paraprakisht nëse ndryshimi i propozuar nuk pakëson ndonjë të drejtë dhe liritë e përcaktuara në Kushtetutë.

Nëse ky propozim arrin te deputetët, ai duhet të miratohet me 2/3 e votave në kuvend, apo 80 vota.

Në Gjykatën Speciale në Hagë nuk kanë dashur të komentojnë veprimin e presidentit lidhur me vazhdimin e mandatit të gjykatës.

Mirëpo, në fund të vitit të kaluar, në pyetjen e Radios Evropa e Lirë lidhur me atë se a do të duhen institucionet e Kosovës të vendosin për vazhdimin e mandatit të gjykatës, zyrtarët në Hagë kanë thënë se “për vazhdimin e mandatit, nuk janë të nevojshme formalitetet ose veprimet specifike”.

Ata kanë konsideruar se “ashtu siç e parasheh ligji [për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së], i cili është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, mandati i gjykatës do të vazhdohet derisa Këshilli i Bashkimit Evropian të mos e informojë Kosovën se të gjitha hetimet dhe të gjitha proceset në kuadër të Dhomave të Specializuara kanë përfunduar”.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë, të cilat përmenden në raportin e Këshillit të Evropës në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran Dick Marty. Gjykata financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian dhe është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori