LAJMI I FUNDIT:

Menaxhimi i pandemisë, Lëvizja për Studim, Kritikë e Veprim proteston para MSH-së

Menaxhimi i pandemisë, Lëvizja për Studim, Kritikë e Veprim proteston para MSH-së

Para Ministrisë së Shëndetësisë, Lëvizja për Studim, Kritikë e Veprim (SKV) kanë mbajtur një aksion simbolik për të shprehur pakënaqësitë lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë me COVID-19.

Hyrja e kësaj ministrie nga përfaqësuesit e SKV-së u rrethua me shiritin që paralajmëron rrezikun, e që sipas tyre ka kuptimin që kjo ministri me menaxhimin që është duke bërë paraqet rrezik për qytetarët.

Studentët numëruan disa nga dështimet e kësaj ministrie rreth parandalimit të përhapjes së virusit korona.


Përfaqësuesi i SKV-së, Behar Jashari para mediave ka thënë se përveç menaxhimit kjo ministri nuk ka vlerësuar as punën e studentëve dhe mjekëve vullnetarë.

“Përveç menaxhimit katastrofal të pandemisë kjo ministri nuk e ka vlerësuar punën e studentëve dhe mjekëve vullnetarë që ndihmuan pa hezitim dhe pa pagesë duke i lënë qindra të tillë ende të pa punë dhe me të vetmen zgjidhje, ikjen nga vendi. Profesionistët shëndetësor për të cilët kemi nevojë më shumë se kurrë më parë nuk po respektohen nga vetë Qeveria. Sjellja e kësaj ministrie karshi tyre jep të kuptohet se për Qeverinë ata janë vetëm bartës të rrezikut dhe jo përfitues të asaj që e meritojnë dhe ju takon. Kësisoj sot kemi rrethuar me shirit Ministrinë e Shëndetësisë me mbishkrimin ‘rrezik’, ministri e cila me menaxhimin e saj po i merr në qafë qytetarët dhe vendin në tërësi”, deklaroi Jashari.

Po ashtu Jashari ka deklaruar se edhe se derisa po rritet numri i rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë po rrinë duarkryq, derisa ka shtuar se janë të shqetësuar sepse kjo ministri nuk ka ndonjë plan rreth menaxhimit të situatës me COVID-19.

Në fund ai tregoi se kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Armend Zemaj të dinë se si do të nisë viti akademik për studentët. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Lajme

"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false

Lajme
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin

Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin

Lajme
Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Politikë
Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Lajme
Ekspertët evropianë: Shqipëria përparim drejt BE-së – Kosova ndodhet shumë larg

Ekspertët evropianë: Shqipëria përparim drejt BE-së – Kosova ndodhet shumë larg

Lajme
Kalo në kategori