Është mbajtur sot punëtoria “Rimëkëmbja e Telekomit”, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.
Pas situatës së krijuar me bllokimin e llogarive të Telekomit dhe zhbllokimit të tyre më pas, kërkesa kryesore e ministrit Kuçi ishte që të prodhohen disa dokumente që do të tregojnë gjendjen dhe të ardhmen e ndërmarrjes.
Kuçi gjatë fjalës së tij, u bëri të ditur pjesëmarrësve se nga kjo punëtori do të duhet sa më shpejtë të dalin dokumentet që janë kërkuar.
“Besoj që të arrihet qëllimi i kësaj punëtorie, që përpos diskutimeve të kemi dokumentet që do të përfshijë Planin e Biznesit, Planin e Veprimit për Rimëkëmbje të Telekomit dhe Planin për Amortizim të borxheve. Kjo është baza mbi të cilën ne do të vazhdojmë më tej për këtë ndërmarrje”, ka thënë ndër të tjera ministri Kuçi.
Në këtë punëtori folën rreth rëndësisë së këtyre dokumenteve edhe kryesuesi i Bordit të Përkohshëm të Telekomit, Mehmet Berisha dhe U.D. kryeshefit të Telekomit, Zeqir Kiqina.
Pjesëmarrësit kanë mundur të dëgjojnë prezantimin për performancën operative dhe të biznesit, performancën financiare me theks tek të hyrat dhe gjendjen e sistemeve dhe platformave telekomunikuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit