LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Qytetarët e Maqedonisë do të kenë qeveri që garanton vazhdimësi të prioriteteve strategjike

Zaev: Qytetarët e Maqedonisë do të kenë qeveri që garanton vazhdimësi të prioriteteve strategjike

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka paraqitur në Kuvend propozimin për qeverinë e re, ndërsa deputetët do të duhet ta votojnë në seancën plenare të cilën duhet ta caktoj kryetari Talat Xhaferi.

Zaev theksoi se kuadri është në përputhje me vullnetin e shumicës së qytetarëve, ndërsa 19 ministrat që janë propozuar, sipas tij janë të gatshëm të punojë atë që kanë premtuar për katër vitet e ardhshëm.

“Sot në Kuvend dorëzova projekt program të punës dhe një draft përbërje të qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në zgjedhjet, qytetarët konfirmuan drejtimin dhe qëndrimin që ne po konkretizojmë sot në staf dhe program konkret. Qytetarët e Maqedonisë do të kenë qeveri të përgjegjshme që do të garantojë vazhdimësinë në arritjen e përparësive strategjike. Sot, mandatar për kryeministrit, unë paraqita propozim për një qeveri që është e gatshme të punojë për një mandat të plotë 4-vjeçar. Kam 19 ministra me të cilët jemi të përkushtuar të punojmë edhe më shumë dhe madje edhe më mirë”, tha Zaev.


Programi i punës pasqyrohet me angazhimin e të gjitha partive politike në koalicionin për antikorrupsion, pastrimin e gjyqësorit dhe origjinën e pasurisë së të gjithë zyrtarëve. Të gjithë jemi dakord të punojmë me zell për zbatimin e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, si dhe Marrëveshjen Kornizë, e cila është themeli i të jetuarit së bashku në paqe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori