LAJMI I FUNDIT:

Avdimetaj: Në Pejë infektohen 19 punëtorë të çerdhes, 25 tjerë në pritje të rezultateve

Avdimetaj: Në Pejë infektohen 19 punëtorë të çerdhes, 25 tjerë në pritje të rezultateve

Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj për RTV Dukagjinin ka thënë se në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor janë testuar punëtoret në një çerdhe.

“Për fat të keq 19 punëtorë të çerdheve kanë dalë të infektuara, ndërsa 25 tjera janë në pritje të rezultateve”, ka deklaruar Avdimetaj, përcjell Telegrafi.


Ai tha se të infektuarit nuk janë vetëm edukatore, por përfshijnë edhe kuzhinieret dhe stafin tjetër mbështetës.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës thotë se çerdhet kanë qenë të mbyllura prej një muaji e gjysmë kur edhe është ndërprerë mësimi në gjithë Kosovën.

Avdimetaj thotë se në bazë të informacioneve që kanë të gjitha të infektuarat janë pa simptoma.

Ai ka thënë se Peja ka bërë përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në bazë të udhëzimeve të institucioneve qendrore.

“Nuk do të lejojmë të rrezikohen fëmijët e as prindërit”.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës thotë se edhe në këtë komunë janë bërë përgatitjet edhe për mbajtjen e testit të maturës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?

​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?

Politikë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Lajme
Kalo në kategori