Diola Dosti, nutricionistja nga Tirana e cila ushtron aktivitetin e saj në Kosovë prej 7 vitesh dhe e cila punon me shumë zell për të vetëdijësuar shoqërinë për mënyrën e jetesës dhe të ushqyerit e shëndetshëm, na tregon në detaje për të mirat e ujit alkalin përmes një interviste të realizuar me të.
1. Si fillim, na trego pak më në detaje, se cfarë është alkaliniteti dhe pH?
Dhe unë për fillim, do të dëshiroja të nisja intervistën me një thënie të një nobelisti. Doktor Otto Warburg, në vitin 1931 mori çmimin Nobel në Mjekësi, për zbulimin që bëri në fushën e kancerit, pasi gjeti se asnjë sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin nuk mund të ekzistojnë në një mjedis alkalin. Sipas sugjerimeve të tij, qelizat kancerogjene jetojnë në mjedise me pak oksigjen, në mjedise acide dhe kur kanceri bën progres, trupi bëhet më acidik dhe pH bie nën 7.35. Shkalla e pH (potenciali i Hidrogjenit) varion nga 1(shumë acidik) deri në 14 (shumë alkalin ose bazik), ndërkohë që pH normal i trupit tonë shkon nga 7.35 deri në 7.4. Fatkeqësisht, shumica e ushqimeve që njerëzit konsumojnë sot, janë plot me sheqer, konservues, ushqime të modifikuara gjenetikisht dhe të gjitha këto kontribuojnë në aciditetin e trupit. Ushqimet alkaline janë kryesisht perimet, drithërat, arrat dhe uji tipik alkalin. Të ndihmosh trupin tënd që të neutralizojë aciditetin, është thelbësore për të ruajtur potencialin maksimal shëndetësor. Fjala pH është një shkurtesë për ‘potencialin e Hidrogjenit’. Është matës i aciditetit ose alkalinitetit të lëngjeve tona trupore. Kjo masë varion nga 0-14. Sa më acidike të jetë tretësira apo lëngjet trupore, aq më i ulët është pH. Sa më alkalinë të jenë lëngjet trupore, aq më i lartë është pH.
pH në vlerën 7 konsiderohet neutral, ndërkohë që pH optimal human shkon afro 7.4, pra lehtësisht alkalin. pH varet dhe nga lokacioni ku gjendet në trup, për shembull pH i stomakut është zona më acidike. Niveli i pH gjithashtu është thelbësor edhe për rritjen e bimëve pasi ndikon mbi përmbajtjen e mineraleve të ushqimeve që ne konsumojmë sepse kur rritet aciditeti në bimë, mineralet humbasin.
2. Cilat janë përfitimet e ujit alkalin dhe a ka efekte anësore?
Sigurisht që uji alkalin është shumë i shëndetshëm, pasi furnizon trupin tonë me nutrientët e nevojshëm të cilët ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes dhe humbjen e ngadalshme të funksioneve qelizore. Uji alkalin ndihmon në ngadalësimin e degjenerimit të indeve dhe masës kockore. Por nëse do t’i radhisim përfitimet e këtij uji, ato do të ishin të tilla:
a) Mbron densitetin e kockave dhe masën muskulare
Marrja e mineraleve luan një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin e strukturës kockore. Kërkuesit sugjerojnë më shumë perime për të ulur dëmtimet e muskujve me kalimin e moshës, e njohur ndryshe si sarcopenia. Pra uji alkalin, sigurisht shoqëruar dhe me një dietë alkaline (do ishte ideale), ruan balancën e mineraleve për të ndërtuar kockat, duke përfshirë këtu nivelin e kalciumit, magnezit dhe fosfateve.
b) Uji alkalin përmirëson prodhimin e hormoneve të rritjes dhe përthithjen e vitaminës D, e cila dukshëm mbron kockat dhe dhëmbët.
c) Uji alkalin ul riskun për hypertension dhe ataket në zemër.
d) Redukton dhimbjet kronike dhe inflamacionet
Studimet kanë treguar se ka një lidhje midis dietës alkaline dhe reduktimit të nivelit të dhimbjes kronike. Acidoza kronike (kur trupi për një periudhë të gjatë kohore ka pH të ulët apo acid), kontribuon në dhimbje kronike të shtyllës kurrizore, dhimbje koke, spazma muskulare, simptoma menstruale, inflamacione dhe dhimbje nyjesh. Një studim nga ‘Society for Minerals and Trace Elements’ në Gjermani, gjeti se pacientët me dhimbje kronike të shtyllës kurrizore, pasi përdorën suplement alkalin cdo ditë për të rregulluar pH në trup, pas 4 javësh, 76 nga 82 pacientë raportuan një ulje të konsiderueshme të dhimbjeve, matur me metodën “Arhus low back pain rating scale.”
e) Rrit përthithjen e vitaminave dhe parandalon deficiencat e magnezit
Marrja e sasive të nevojshme të magnezit kërkohet për mirëfunksionimin e qindra sistemeve enzimatike. Shumë individë sot janë deficient në magnez dhe si rezultat, përjetojnë komplikime në sistemin kardiovaskular, dhimbje muskulare, dhimbje koke, crregullime me gjumin dhe ankth. Jo vetëm kaq, por magnezi duhet edhe për aktivizimin e vitaminës D dhe parandalimin e deficiencave të vitaminës D. Gjithcka është e lidhur në trupin tonë! Asgjë nuk funksionon ndaras.
f) Ndihmon në mbrojtjen ndaj sëmundjeve kancerogjene
Kur qelizës i mungojnë mineralet për të funksionuar sic duhet, për t’u oksigjenuar mjaftueshëm, i tërë trupi vuan. Absorbimi i vitaminave kompromentohet me humbjen e mineraleve, ndërkohë që toksinat dhe patogjenet, mblidhen në trup dhe dobësojnë sistemin imunitar. A mundet një dietë alkaline, shoqëruar me ujë alkalin, të parandalojë kancerin? Ka shumë të dhëna kontraverse por një kërkim i botuar në British Journal of Radiology, gjeti evidencë që vdekja e programuar e qelizave kancerogjene ose ndryshe apoptoza, kishte mundësi më shumë të ndodhte në një trup alkalin. Parandalimi i kancerit mendohet të lidhet me dietën alkaline dhe vetë alkaliniteti, ul inflamacionet dhe riskun për kancer. Por jo vetëm kaq por dieta alkaline, ka treguar se është më e domosdoshme për disa agjentë kimioterapeutikë të cilët kërkojnë një pH të lartë për të reaguar siç duhet.
g) Ndihmon në menaxhimin e peshës trupore
Vetë kufizimi i ushqimeve acid formuese dhe konsumi i ushqimeve alkalin formuese, e bën më të lehtë aftësinë e trupit për të humbur peshë apo për të ulur nivelet e leptinës. Kjo ndikon automatikisht në uri dhe aftësitë dhjam-shkrirëse. Duke qenë se uji alkalin ka veti anti-inflamatore, kjo i jep mundësi trupit që të mbajë nivele normale të leptinës dhe individi ndihet i kënaqur dhe i ngopur me ato sasi kalorish që ka nevojë të marrë.
h) Lufton radikalet e lira të cilat shkaktohen kryesisht nga stresi dhe toksinat e ndryshme
Për sa i përket efekteve anësore, ato shfaqen kur abuzohet me konsumin e tij sepse kjo mund të sjellë çrregullime gastrointestinale dhe irritime të lëkurës. Edhe alkaliniteti i lartë mund të çojë në alkalozë metabolike e cila shoqërohet me simptoma si të vjella dhe dhimbje muskulare. Alkaloza mund të pasojë me ulje të kalciumit të lirë në trup i cili prek shëndetin e kockave, edhe pse shkaktari i zakonshëm i nivelit të ulët të kalciumit në gjak nuk është nga uji alkalin por nga gjëndra paratiroide inaktive. Por këto raste janë shumë të rralla. Pra rrallë trupi mund të shkojë në alkalozë pasi ushqimet që na rrethojnë janë tejet acidike dhe duhet patjetër që t’i balancojmë. Dhe një nga format më të mira, është sigurisht një ujë me pH sa më të lartë. Konsumi i sasive të mëdha të ujit alkalin mund të çojë dhe në prishje të florës intestinale. Kështu që çelësi është ekuilibri. Nuk duam as aciditet të shtuar në stomak por as alkalozë.
3. Nga dallon ky ujë nga ujërat e tjerë?
Sipas një publikimi nga European Journal of Clinical Nutrition, pirja e ujit, përmirëson qarkullimin e gjakut. Kjo bën të mundur që nutrientët dhe oksigjeni transportohen në qelizat apo indet tona. Por përdorimi i ujit me pH 9.33, sidomos në stomak bosh, ndihmon tretjen e pllakave mukoidale të ngjitura në zorrët tona. Ka studime të ndryshme të cilat tregojnë se përdorimi i ujit alkalin, ndihmon në deaktivizimin e pepsinës, enzimës kryesore që shkakton acid reflux. Ata që kanë diabet, tension të lartë gjaku dhe nivel të lartë të yndyrave, përfitojnë më shumë nga konsumi i ujit alkalin, madje një tjetër studim tregoi ndryshimin e viskozitetit të gjakut pas konsumit të ujit alkalin krahasuar me ujin e zakonshëm (viskoziteti tregon se si qarkullon gjaku në ënët e veta). Gjaku qarkullonte më mirë tek pacientët që konsumonin ujë alkalin. Kjo sepse rritet shpërndarja e oksigjenit në trup. Uji alkalin ndryshe nga ujërat e tjera, ka minerale alkaline dhe potencialin e reduktimit të oksigjenit negative (Oxidation Reduction Potential –ORP), negative. ORP është aftësia e ujit për të vepruar si një pro apo anti- oksidantë. Sa më negative vlera e ORP, aq më shumë antioksidues është.
4. Njerëzit me probleme të ndryshme shëndetësore a preferohet ta konsumojnë?
Patjetër. Sidomos kush vuan nga sëmundjet e kockave, diabeti, kanceri, probleme me aparatin e tretjes dhe sigurisht ata që duan të dobësohen.
5. A është i përshtatshëm për fëmijë nëse po nga cila moshë?
Ujë alkalin nuk është ujë që mund të zëvendësojë ujin normal që përdor një bebe. Aq më tepër nëse beba ushqehet me qumësht gjiri. Kjo sepse, bebet ushqehen me qumësht gjiri apo ushqime të shëndetshme dhe nuk konsumojnë sheqer apo ushqime të pashëndetshme, që të kenë prishje të pH në lëngjet e tyre trupore apo që të krijojnë aciditet në stomak. Mund të shërbejë gjatë një vakti (30 minuta para dhe pas ushqimit) por jo si ujë totalisht i zëvendësueshëm. Ka të dhëna kontradiktore për këtë, gjithsesi një bebe nuk ka nevojë për ujë alkalin. Por nëse foshnja ka bërë një test ku ka rezultuar me pH të ulët, atëherë mund ta përdorë, por asnjëherë të zëvendosohet totalisht me ujin e zakonshëm. Varet kjo dhe nga ushqimet që ka ngrënë nëna gjatë shtatëzanisë apo kulturat e ndryshme ushqimore në botë. Për shembull, ushqimi indian është më acidik dhe këtyre fëmijëve, patjetër që ju rekomandohet ujë alkalin 30 minuta ushqimit ose pas ushqimit, me 60 ml ujë alkalin (për fëmijët 0-1 vjeç).
Për fëmijët 1-5 vjec, kuptohet që bëhen më aktive dhe bien në kontakt me toksinat e mjedisit. Dhënia e ujit alkalin tek këta fëmijë, do i ndihmojë që të qëndrojnë të hidratuar dhe të eleminojnë toksinat. Gjithmonë 30 minuta para ose pas vaktit ushqimor. Një litër në ditë do të ishtë e mjaftushme për një fëmijë të shëndetshëm i cili nuk ka probleme shëndetësore shoqëruese.
Mbi të gjitha, meqë po fillon dhe shkolla tani, fëmijët duhet të marrin me vete ujë alkalin patjetër. Mos të harrojmë që 74% e trurit është e përbërë nga ujë dhe do të mjaftonte vetëm 2% dehidrim për të patur mungesë përqëndrimi dhe humbje memorie.
Por janë dhe gratë shtatëzëna që mund ta konsumojnë ujin alkalin nëse gëzojnë shëndet të plotë. Nëse kanë ndonjë problem shëndetësor shoqërues, patjetër konsultë me mjekun. Uji alkalin jep një kontribut të madh në shëndetin e gruas sepse fetusi i merr nënës vazhdimisht minerale nga kockat dhe dhëmbët dhe duke pirë ujë alkalin ( 30 minuta para ose pas buke), zëvendësohen mineralet e humbura. Të rriturit mund të konsumojnë deri në dy litra ujë alkalin. Gjithmonë 30 minuta para ose pas bukës.
6. Kemi dëgjuar edhe për dietën alkaline a mund të na tregoni diçka më shumë rreth saj?
Sipas mendimit tim, dieta alkaline është çelës i jetëgjatësisë. Në 2012, një studim i publikuar në ‘ Journal of Environmental Health’, gjeti se arritja e balancës së pH duke mbajtur dietë alkaline, ndikonte në reduktimin e morbiditetit dhe mortalitetit duke filluar nga sëmundjet kronike, hypertension, diabet, artrit, deficiencë të vitaminës C, humbje të densitetit të kockave etj. Dieta alkaline konsiston në përdorimin e perimeve, frutave të freskëta, të papërpunuara të cilat kanë një pH bazik apo alkalinë. Madje me mbajtjen e dietave të tilla, edhe hormonet stabilizohen. Dieta alkaline parandalon formimin e pllakëzave në enët e gjakut, ndalon grumbullimin e kalciumit në urinë, parandalon formimin e gurëve në veshka, ndërton kocka të fortë, redukton spazmat muskulare e shumë të tjera. Dieta alkaline tenton të balancojë nivelin e pH në lëngjet trupore duke përfshirë urinën dhe gjakun. Vlera e pH varet nga densiteti i mineraleve të ushqimeve që konsumojmë. Frutat dhe perimet janë ato që promovojnë më shumë alkalinitetin. Zgjedhjet më të mira për një dietë alkaline janë brokoli, kërpudhat, hurmat e arabisë, spinaq, avokado, kastravec, rigon, hudhër, xhinxher, bizele, lakër, shalqi, fiqtë, arrat, farat dhe banania7
7. Përveç ujit alkaline në këtë kohë pandemie çfarë duhet të konsumojmë tjetër?
Për mendimin tim, është pikërisht koha më e përshtatshme për të hequr dorë nga mishi. Pra mundësisht të bëhemi vegjetarianë sa të kalojë pandemia. Të përqafojmë përdorimin e frutave dhe perimeve sezonale, jo sheqer por vitamin C. Për vitaminën C duhen ditë të tëra të flasësh pasi aq fantastike është, por është një nga elementët që nuk duhet hequr kurrë nga shtëpia. Të bëhen analiza për vitamin D dhe nëse ka mungesa, të zëvendësohet. Të dalim në diell dhe mos të kemi frike. Frika ul sistemin imun. Është e vetmja gjë që nuk na shërben tani.
8. Për fund një këshillë për të gjithë ata që e konsumojnë dhe duan ta provojnë ujin alkalin?
Ata që e konsumojë dhe e kanë provuar një herë, nuk besoj që e ndërrojnë më, pasi freskia e tij, cilësia dhe energjia e tij e mirë, vërehet që në gllënkat e para. Ta bëjnë pjesë të përditshmërisë së tyre. Nëpër qendra tregatare mund të gjesh shumë lehtë ujë alkalin. Jemi 70% ujë, jemi me pH alkalin. Kush i plotëson më mirë këto kushte për të ruajtur homeostazën? Sigurisht uji Alkalin!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian