LAJMI I FUNDIT:

Stacioni Policor në Podujevë ngrihet në kategorinë A

Stacioni Policor në Podujevë ngrihet në kategorinë A

Stacioni Policor në Podujevë prej nesër do te ngrihet nga kategoria B në kategorinë A, që nënkupton më shumë personel e logjistikë. Kjo u bë e ditur sot në Podujevë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj i cili tha se këtë vendim e kanë marrë për shkak të angazhimeve të shumta në këtë komunë, territorit të madh, pikë kalimit kufitar Meradare nga ku hyjnë në Kosovë një pjesë e madhe e diasporës.

Qalaj bashkë me ministrin e Brendshëm, Agim Veliu kanë vizituar këtë të martë Komunën e Podujevës, stacionin e policisë dhe pikë kalimin kufitar Merdare.

Nga Podujeva, Qalaj dha detaje për këtë vendim, ku tha se për një kohë të gjatë e kanë analizuar strukturën organizative të PK-së dhe e kanë parë të nevojshëm marrjen e këtij vendimi.


“Kemi parë që në Stacionin Policor të Podujevës për shkak të specifikave, për shkak të angazhimeve të shumta, territorit mjaft të madh, mos të harrojmë se Podujeva është ndër komunat me më së shumti fshatra në Kosovë, pastaj kufizimin prej 100 kilometra me shtetin e Serbisë, sfidat qe na i bie fluksi i madh i qytetarëve nga diaspora përmes pikës kufitare në Merdare dhe kalimi nëpër territorin e Stacionit Policor të Podujevës, pastaj aksidentet e shumta të trafikut sidomos në pjesën afër Prishtinës, disa prej tyre fatale. Po ashtu edhe disa incidente qe kemi pasur në të kaluarën në mes të hapësirës së Stacionit Policor të Podujevës dhe Stacionit Policor në Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut, kemi vendosë qe Stacionin Policor në Podujevë ta ngrisim në nivelin A që kjo do të thotë që Stacioni Policor i Podujevës në të ardhmen do të ketë më shumë personel dhe hierarkinë e saj konform strukturës organizative që ka Policia e Kosovës”, deklaroi Qalaj.

E kjo kërkon me shumë mbështetje logjistike dhe Qalaj tha se do të mbështetet nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës në mënyrë që të bëhet më i lehtë ky tranzicion.

“Në takim me kryetarin shpreha kënaqësinë që po e takoj mikun e vjetër dhe kryetarin e Komunës edhe pas sfidës me COVID që e kishte, i urova shëndet. Diskutuam për çështjet që janë me interes për komunën dhe ministrinë të cilën unë e drejtoj. Temat për të cilat diskutuam ishin menaxhimi i pandemisë COVID-19 sepse komuna është një prej akterëve kyç në menaxhimin e situatave të tilla… Një prej çështjeve që e diskutuam edhe këtu në stacionin e policisë me komandantin dhe drejtorin ishte menaxhimi i pandemisë dhe roli i policisë si mbështetëse në menaxhim të situatës sepse policia e ka luajtur një rol jashtëzakonisht kyç në këtë proces”, tha Veliu, raporton kp.

Komuna e Podujevës është pa kryetar që prej fillimit të vitit kur Agim Veliu dha dorëheqjen meqë mori postin e ministrit të Brendshëm.

Zgjedhjet në Podujevë u shtynë për shkak të pandemisë me COVID19, ndërkohë Nexhmi Rudari që ishte nënkryetar, pastaj kandidat për të parin e kësaj komune, është ushtrues detyre i kryetarit të kësaj komune.

Ai falënderoi Policinë e Kosovës për angazhimin gjatë pandemisë me COVID-19, ku shtoi se kalimi në shkallën A i stacionit të policisë do të thotë shumë për pushtetin lokal dhe policinë në këtë komunë.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori