Industria e turizmit botëror është shkatërruar nga pandemia me koronavirus me 320 miliardë dollarë humbje në eksport në pesë muajt e parë të vitit, dhe me më shumë se 120 milionë vende të punës në rrezik, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Ai ka shtuar se turizmi është sektori i tretë më i madh i eksportit të ekonomisë globale pasi më 2019 ka kontribuuar për 7 për qind të tregtisë botërore.
“Ky sektor punëson një në 10 persona në botë dhe u ofron jetesë qindra miliona personave tjerë”, ka thënë ai.
Guterres ka përmendur se turizmi për disa shtete përbën 20 për qind të bruto-prodhimit të brendshëm.
Sandra Carvao, shefe për inteligjencë të tregjeve dhe konkurencë në Organizatën Botërore të Turizmit, ka thënë se humbjet prej 320 miliardë dollarëve në periudhën janar-maj, janë trefish më të mëdha krahasuar me ato të krizës financiare globale më 2009.
Përveç rrezikut të humbjes së vendeve të punës në sektorin e turizmit, të dhënat kanë treguar se edhe sektorët tjerë të lidhur, përfshirë shërbimet për ushqim, përballen me kërcënimin e njëjtë.
Në të gjetura është thënë se bizneset e vogla janë kryesisht “të ndjeshme”.
Guterres ka thënë se turizmi është “shtyllë kyçe për konservimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe