Liderët institucional dhe politik sot kanë përkujtuar komandant Ismet Jasharin- Kumanova dhe bashkëluftëtarët e tij Habib Zogajn, Nuhi Mazrekun, Gani Kastratin dhe Afrim Buçajn në 22 vjetorin e rënies së tyre.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ata ranë heroikisht më 24 dhe 25 gusht 1998, duke e mbrojtur atdheun.
“Nderime të përjetshme për Ismet Jasharin – Kumanovën dhe për bashkëluftëtarët e tij, Habib Zogajn, Nuhi Mazrekun, Gani Kastratin dhe Afrim Buçajn, që ranë heroikisht më 24 dhe 25 gusht 1998, duke e mbrojtur atdheun. Komandant “Kumanova” dhe bashkëluftëtarët e tij të guximshëm ishin përherë në ballë të betejave për liri dhe heroizmi i tyre ishte burim frymëzimi për ushtarët e UÇK-së. Në nderim të jetës dhe veprës së heroit Ismet Jashari, brigada 121 e Zonës Operative të Pashtrikut me krenari e barti emrin e tij deri në përfundimin e luftës”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.
Edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti duke përkujtuar komandant Kumonanovën tha se lufta e Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, pasi që ishte luftë për liri dhe pavarësi.
“Sot bëhen 22 vite nga rënia e Heroit të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova. Lufta jonë ishte dhe mbetet e drejtë, pasi që ishte luftë për liri dhe pavarësi. Vepra e heroit Ismet Jashari – Kumanova do të jetoj përherë dhe mbetet udhërrëfyes për një të ardhme të ndritur dhe të sigurt për vendin tone”, ka shkruar Hoti.
Në nderim të veprës së tyre ka shkruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai tha se komandant Kumanova mbetet shembull i luftëtarit shqiptar, prijësit, strategut si dhe guximtarit të pashoq.
“Në njëzet e dy vjetorin e rënies së bashkëluftëtarëve Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj e Zenun Mataj, kujtojmë sakrificën e tyre për liri. Nderojmë përjetë, të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, veçanërisht komandantin Ismet Jashari – Kumanova. Ai mbeti shembull i luftëtarit shqiptar, prijësit, strategut e guximtarit të pashoq. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Operacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arrestimi-fajde-380x233.jpg)
Operacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet
![Flet nëna e youtuberit shqiptar në kërkim për fyerje të Islamit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/3213645-380x233.jpg)
Flet nëna e youtuberit shqiptar në kërkim për fyerje të Islamit
![Bie në hapësirën e ashensorit, vdes 47-vjeçarja në Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/ambulanca-1-380x233.jpg)
Bie në hapësirën e ashensorit, vdes 47-vjeçarja në Prizren
![QMK: Gjithnjë e më shumë thirrje në numrin e emergjencave për prani të gjarpërinjve në vendbanime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gjarper-380x233.png)
QMK: Gjithnjë e më shumë thirrje në numrin e emergjencave për prani të gjarpërinjve në vendbanime
![Vdekja e ushtarit 25-vjeçar – Shtabi i Përgjithshëm: Ushtria nuk ka helikopter i cili i plotëson kushtet për transport special mjekësor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ushtar-ushtria-RMV-380x233.jpg)
Vdekja e ushtarit 25-vjeçar – Shtabi i Përgjithshëm: Ushtria nuk ka helikopter i cili i plotëson kushtet për transport special mjekësor
![Goditet grupi kriminal që dyshohet për fajde në Prishtinë e Pejë, arrestohen tre persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forcat-Speciale-foto-Ridvan-Slivova-41-380x233.jpg)
Goditet grupi kriminal që dyshohet për fajde në Prishtinë e Pejë, arrestohen tre persona
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqiperi-kresore--380x233.jpg)
Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?
![Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rodri-380x233.png)
Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024
![Operacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arrestimi-fajde-380x233.jpg)
Operacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet
![Publikohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/endrick-1-380x233.jpg)
Publikohet "njoftimi që do ta trondit botën e sportit" nga Endrick dhe fansat janë shumë të zhgënjyer
![Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/mbappe-6-380x233.png)
Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024
![Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/palmer-1-380x233.png)
Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë