LAJMI I FUNDIT:

Presidenti shkresë Kuvendit, propozon amendamentimin e një neni të Kushtetutës për mandatin e Gjykatës Speciale

Presidenti shkresë Kuvendit, propozon amendamentimin e një neni të Kushtetutës për mandatin e Gjykatës Speciale

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka propozuar Kuvendit të Kosovës amandamentimin  e një neni të Kushtetutës së Kosovës që ka të bëjë me mandatin e Dhomave të Specializuara.

Në dokumentin e siguruar nga Telegrafi bëhet e ditur se Presidenti i ka dërguar shkresë Kuvendit të Kosovës, ku propozon një amendament për ndryshimin e nenit 162, paragrafi 13.

Presidenti Thaçi i propozon Kuvendit të Kosovës këtë amendament “mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjas deri atëherë kur njoftimi për përfundimin e mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.


Thaçi kërkon nga Kuvendi që mandati i Speciales të zgjasë deri në njoftimin e përfundimit nga Këshilli Evropian
Lexo po ashtu Thaçi kërkon nga Kuvendi që mandati i Speciales të zgjasë deri në njoftimin e përfundimit nga Këshilli Evropian

Ndërkaq, në shkresën dërguar Kuvendit të Kosovës thuhet që amendamenti të adresohet për kontroll Kushtetues para se të vihet për aprovim në Kuvend.

“Ju lutem të ndërmerrni masa që këto amendamente në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit të adresohen për kontroll kushtetues para se amendamentet të vihen për aprovim në Kuvend”.

Ndryshe, një ditë më parë Thaçi u është adresuar qytetarëve, ndërsa ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, që mandati i Dhomave të Specializuara të zgjasë deri në njoftimin për mbylljen nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë.

“Kjo ishte bindja ime në çdo hap të mbështetjes për krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe paneleve speciale në këto njëzet vitet e fundit. Kjo vazhdon të jetë bindja ime edhe tash kur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po kërkoj që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kemi nevojë për qartësi sa i përket mënyrës sesi mbyllen Dhomat e Specializuara, prandaj besoj se deputetët do ta përkrahin këtë iniciativë timen”, ka deklaruar presidenti. /Telegrafi/

Më poshtë mund ta lexoni paragrafin 13 të nenit 162, që është kërkuar të amandamentohet.

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori