LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian mahnit me format trupore në paraqitje me bikini, ndërsa bën akrobaci në plazh

Kim Kardashian mahnit me format trupore në paraqitje me bikini, ndërsa bën akrobaci në plazh

Kim Kardashian vërtetoi se i pëlqen të punojë shumë dhe të luajë shumë të dielën, pasi iu rikthye detyrave të saj profesionale duke pozuar për një fotosesion seksi në Cabo San Lucas, Meksikë.

Ylli i spektakleve, 39-vjeçararja dukej fenomenale duke treguar linjat e saj atraktive në bikini rozë, shkruan DailyMail.

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” u tha se po merrte pjesë në një xhirim për gamën e saj të bukurisë ‘KKW‘ ndërsa tregonte fizikun e saj.


Kim u pa duke u ribashkuar me burrin Kanye West gjatë fundjavës në rrjetet sociale, mes raporteve për telashe në martesën e tyre pas ofertës së tij të pakursyer për presidencë.

Duket se dyshja janë duke u përqendruar në rikuperimin e marrëdhënieve, pavarësisht faktit se ajo ndodhet në Los Angeles, ndërsa ai kalon shumicën e kohës duke punuar në fushatën e tij në Wyoming.

Çiftit iu bashkua motra e Kimit, Kourtney Kardashian këtë fundjavë.

Kanye, 43 vjeçar, nuk u duk se ishte i pranishëm për fotosesionin, pasi ai raportohet se fluturoi përsëri në Los Angeles për të qenë me gruan dhe fëmijët e tij këtë fundjavë.

Një burim i tha Revistës People: “Të dielën se reperi ishte kthyer në Los Angeles për të kaluar një kohë cilësore me familjen e tij”.

“Ai është ende i zënë duke punuar në muzikën e tij dhe fushatën presidenciale, por me të vërtetë i kanë munguar fëmijët dhe fluturoi për t’i parë ata”, tha burimi i brendshëm.

“Të gjithë ata po kalojnë fundjavën në shtëpinë e tyre “Hidden Hills” dhe po zënë vend si një familje”, tregoi më tutje burimi.

Kim dhe Kimye u martuan në Firence gjashtë vjet më parë dhe së bashku kanë katër fëmijë: North, shtatë vjeçare, Saint, katër vjeçar, Chikago, dy, dhe Psalmi, një vjeçar.

Familja u kthye kohët e fundit në Los Angeles pas një udhëtimi të fundit në Karaibe që u raportua se ndodhi për të shpëtuar martesën e tyre në mes të luftës së dyshuar bipolare të Kanye Wets.

Ndërkohë, një burim i brendshëm i tha Revistës People pretendonte se Kanye ishte izoluar në pronën e tij në Wyoming larg gruas dhe fëmijëve të tij para udhëtimit në Karaibe dhe ‘dëshiron të jetojë’ atje.

Sidoqoftë, një burim i DailyMail.com sqaroi se Kanye, i cili po kandidon për President të Shteteve të Bashkuara këtë vit, nuk ishte “kurrë duke jetuar larg” nga Kim.

Burimi i brendshëm shpjegoi: “Ai bën shumë punë në Wyoming dhe ajo punon në Los Angeles. Ata janë përqendruar në familjen e tyre tani dhe rrallë flasin për politikë”.

“Ata kishin një javë të mirë familjare në Republikën Dominikane”, tha një person i fshehtë për Revistën People pasi familja u kthye në Amerikë. /Telegrafi/