LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet nobelistja Svetlana Alexievich

Arrestohet nobelistja Svetlana Alexievich

Policia në Bjellorusi e arrestoi fituesen e Çmimit Nobel për Letërsi, Svetlana Alexievich, rreth çështjes penale kundër këshillit të ri të opozitës.

Këshilli i themeluar nga liderja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya, u ngrit pas zgjedhjeve të diskutueshme në fillim të këtij muaji. Alexievich është po ashtu anëtare e këtij këshilli. Masa ndaj nobelistes vjen pasi më shumë se 100 mijë njerëz në Bjellorusi dolën kundër presidentit Aleksandër Lukashenko, i cili akuzohet për manipulimin të rezultatit të zgjedhjeve që u mbajtën më 9 gusht.

Përveç shkrimtares edhe dy figura të tjera të opozitës u arrestuan të hënën. Bëhet fjalë për Olga Kovalkova-n dhe për Sergei Dylevsky-n. /Telegrafi/


Në trend Kultura

Më shumë
A është fotoja e parë shqiptare vërtet e vitit 1858?

A është fotoja e parë shqiptare vërtet e vitit 1858?

INTRIGAT

INTRIGAT

POETI DHE TURMA

POETI DHE TURMA

Poezi
Fotot më unike të GODLIS-it

Fotot më unike të GODLIS-it

Leximi zgjat jetën

Leximi zgjat jetën

Ushtarët janë burra

Ushtarët janë burra

Kalo në kategori